Të vërtetat dhe gënjeshtrat për pesticidet

0

largea_pestiqidet121355331617

Dilemat dhe mashtrimet rreth prodhimit të ushqimit organik

Hemofobija  – frika e paarsyeshme  nga kemikaliet është reaksion i zakonshëm i opinionit  ndaj pesticideve, e shprehur  në besim se këto paraqesin rrezik  për shëndetin e njeriut. Agrokemikatet  bashkëkohore   nuk janë pa pasoja për njeriun, por  kërcënimi i tyre për shëndetin e njeriut, nëse ato nuk keqpërdoren, është baras me zero.  Është një mashtrim publik se në prodhimin organik  pesticidet nuk përdoren. Ndryshimi fundamental midis pesticideve të përdorura  në prodhimin organik dhe konvencional nuk qëndron në toksicitetin e tyre, por në prejardhjen e tyre.

Bujqësia nuk mundet pa të

Për sa i përket  toksicitetit, shpeshherë  kjo gabimisht interpretohet, dhe jo rrallë edhe keqpërdoret. Paracelzusi (1491 – 1541) qysh para  550 viteve  ka thënë maksimën e njohur: “Dosissolafacitevenum”, që do të thotë: doza substancën e bën të helmueshme. Nën kuptimin helmet nënkuptojmë  bashkëdyzimet kimike, të krijuara jashtë organizmit të gjallë ose  që i tajitin organizmat e gjalla (toksinat). T’i  fusësh në organizëm të njeriut, në rrethana të caktuara,  shkaktojnë sëmurje ose vdekje.

Prandaj teza se  vetëm pesticidet sintetike dhe plehrat minerale janë toksike dhe se ata natyralë (at që janë të lejuar të përdoren në prodhimin organik) të sigurt,  është e qëndrueshme  aq sa është e sigurt edhe vetë prodhimtaria. Pesticidet dhe plehrat minerale, të cilat përdoren në prodhimtarinë organike, janë ekstrakte të bimëve, insekteve, xeheve të ndryshme, që nënkupton se nuk janë të sintentizuar në mënyrë kimike.

Edhe pse pesticidet organike janë me origjinë prodhime natyrore, kjo nuk do të thotë se janë më të sigurta se  pesticidet sintetike që me vite kontrollohen në mënyrë shumë të rrebet.  Në të vërtetë, pesticidet organike përdorën më shumë sipas njësisë së sipërfaqes, për arsye të efikasitetit më të ulët në krahasim me  pesticidet sintetike. Shembulli më i mirë për këtë janë fungicidët organikë elementarë squfuri dhe bakri.

Të përfituar me rrugë natyrore nga xehet, që të dy, bashkë veprimin e materieve të tjera, janë toksikë ndaj një numri të madh të organizmave. Si të tillë, paraqesin  ndotës të rrezikshëm të mjedisit jetësor. Aplikohen në doza  shumë më të mesha sesa  pesticidet sintetike. Përdorimi mesatar i sasisë së sulfurit në prodhimtarinë organike në SHBA, në periudhën prej vitit 1997 deri më 2002 ishte rreth  40 kg/ha. Kjo sasi  është 22 herë më e madhe  nga sasia mesatare  e përdorimit  të pesticideve analoge sintetike, që për të njëjtën periudhë ishte 1,8 kg/ha.

Në mënyrë hipotetike,  nëse squfuri  natyror do të kishte zëvendësuar  analogët e tij sintetikë, fermerët amerikanë  do të shfrytëzonin 381.000 tona shtesë fungicide.  Kjo sasi do të shkaktonte rritjen e përdorimit të fungicideve për 738 %. E njëjta situatë është edhe me bakrin. Mankozeb është fungicid sintetik i bakrit, kurse bakër – sulfati është  ekuivalent i tij organik. Nga aspekti i ndikimit  nëmjedisin jetësor, makozebi është superior në të gjitha kategoritë në krahasim me sulfatin e bakrit.

Sulfati i bakrit është korroziv dhe toksik për arsye se përmban plumb dhe shkakton dëmtimin e mëlçisë. Edhe pse Komisioni Evropian qysh në vitin 2002 e ka ndaluar pa alternativë përkatëse, ky pesticid edhe më tutje përdoret. E njëjta situatë është edhe insekticidet organike. Sipas koeficientit të ndikimit ekologjik (EIQ), disa insekticide organike, jo vetëm që kanë EIQ më të lartë nga ato sintetike, por kan edhe ndikim më të madh të përgjithshëm në mjedisin jetësor.

Shumica e tyre (Rotenoni, Sabadila, Piretrumi bile edhe urini i fermentuar), sipas vlerësimit të  Agjensisë për mbrojtjen e mjedisit (EPA) këto janë toksike dhe kancerogjene. Kategoria unike e pesticideve, të cilat fare nuk përdoren, përkatësisht janë ndaluar në prodhimtarinë organike, janë herbicidet.  Mospërdorimi i herbicideve është i lidhur me një varg dukurish negative që kanë për pasojë zvogëlimin ose komprometimin e plotë të rendimenteve.

Ironia është edhe më e madhe  kur merret parasysh fakti se  herbicidet janë grupi më pak toksik i pesticideve. Këta janë bashkëdyzime  mekanizmi i veprimit të të cilave është i lidhur me enizma dhe praktikisht  për insekte dhe sisorë nuk janë toksike. Kur të gjitha i marrim parasysh, pesticidet bashkëkohore nuk paraqesin ndonjë kërcënim serioz për ambientin jetësor.

Pesticidet janë jo stabile, lehtë të  ndashëm, praktikisht  janë jo toksikë dhe për një kohë të shkurtë shkatërrohen. Mbrojtja e bimëve në prodhimin organik me pesticide natyrale, do të thotë përdorim më i madh i pesticideve, toksicitet  më i madh  dhe presion më i madh në resurse bujqësore dhe resurse të tjera,  pa ndonjë përfitim të tashëm apo të ardhshëm nga këto.