Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 TË VJELURIT E MOLLËVE - Bujqesia.eu

TË VJELURIT E MOLLËVE

0

Për shumicën e llojeve të mollëve preferohet vjelje tri deri katër herë duke u kujdesur që të vilen frytet e pjekura, kurse ato të papjekura të lihen për më vonë.

molla vjelja

Frytet që do të ruhen më gjatë duhet të vilen me kujdes, bashkë me bishtin dhe që të kenë ngjyrë të mirë, të jenë të pastra, të padëmtuara dhe pa simptome të dukshme të sëmurjeve parazite dhe jo parazite. Dëmtime të ndryshme para dhe gjatë vjeljes, në masë të madhe ndikojnë në paraqitjen e dukshme të sëmurjeve parazite gjatë ruajtjes si dhe në humbjen e masës së frytit.
Teknika e vjeljes ka rëndësi të madhe , sepse personat e paaftësuar mund të dëmtojnë frytet, sidomos të llojeve të ndjeshme siç është sorta delishesë e artë. Dëmtime- ndrydhjet më së shpeshti paraqiten në momentin e këputjes së frytit nga dega, kur shtypet tepër me gishtërinj ose thonj, por mund të paraqiten edhe me rastin e vendosjes së pakujdesshme në ambalazh.

Për vjelje janë të përshtatshme torbat e ashtuquajtura tobolac, të cilat në fund të tyre kanë një të çarë prej nga zbrazen në ambalazhin e caktuar. Frytet vendosen me kujdes njëri mbi tjetrin, në mënyrë që të mos dëmtohen.
Sot, gjithnjë e më shumë përdoren platforma lëvizëse për vjelje, që në masë të madhe e lehtësojnë procesin e vjeljes dhe zvogëlojnë shpenzimet dhe dëmtimet. Frytet që duhet të ruhen një kohë më të gjatë vendosen në paleta të plastikës, sepse paletat nga druri EU i ka ndaluar për shkak të arsyeve fitosanitare./Bujqesia.Eu/