Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 TEB dhe EBRD i përkrahin femrat ndërmarrëse në Kosove. - Bujqesia.eu

TEB dhe EBRD i përkrahin femrat ndërmarrëse në Kosove.

0

Teb
Kredi në vlerë prej 3 milionë eurosh për të ndihmuar rritjen e NVM-ve të udhëhequra nga femrat.

TEB dhe EBRD e lancuan programin për përkrahje të femrave ndërmarrëse, e cila është e fokusuar në përkrahjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në regjion të udhëhequra nga femrat, duke iu mundësuar qasje në financa dhe njohuri.

Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH), TEB-i synon t’i kombinojë financat, ndihmën teknike, mekanizmin për menaxhim të rrezikut në formë të mbulesës të një pjese të humbjes prej kredive të këqija për partnerin financiar si dhe shërbime këshilluese për të përkrahur NVM-të e udhëhequra nga femrat dhe zhvillimin e bizneseve të tyre duke implementuar ide inovative.

TEB-i beson se participimi i lartë i femrave në biznes do të kontribuojë në një shoqëri më të balancuar, stabile dhe zhvillimore, duke e konsideruar faktin se ato përsëri do të përballen me vështirësi në sigurimin e financave për zhvillim të vetive të tyre menaxheriale.

Anton Kobakov, udhëheqës i zyrës së BERZH-it në Kosovë, tha: “Ne ndihemi krenar që po e lancojmë programin për Gratë në Biznes në Kosovë, program i parë i këtij lloji në vend që ka për qëllim përfshirjen ekonomike, rrjedhimisht, zhvillimin ekonomik në shtetit”.

“Jemi shumë të lumtur që banka TEB në Kosovë ka ndërmarrë rol udhëheqës në përkrahjen e bizneseve të udhëhequra nga femrat. Më gjerësisht, ky projekt ka për qëllim krijimin e mundësive dhe vendeve të reja të punës në ekonominë kosovare. Një gjë e tillë është esenciale dhe ne dëshirojmë të promovojmë më shumë iniciativa të tilla”, tha Drejtori Menaxhues i EBRD-së për Evropë Qendrore dhe Juglindore, Jean-Marc Peterschmitt.

“Kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe në nivele të ndryshme dhe mbi të gjitha, ajo reflekton vlerat kryesore të bankës për përgjegjësi shoqërore. Ne si bankë mendojmë se sinergjia e krijuar me EBRD-në dhe përmbajtja e saj do të ndihmojnë në fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të femrave dhe do të promovojnë sipërmarrjen si mënyra të progresit dhe zhvillimit”, tha Drejtori Ekzekutiv i TEB-it, Ayhan Albeyoglu.

TEB-i fuqimisht beson që idetë e vlefshme të biznesit meritojnë përkrahje, sidomos nëse ato vijnë nga femrat kosovare, rrjedhimisht të vazhdohet me përkrahje të çdo lëmie me produkte dhe shërbime inovative që iu përshtaten më së miri kërkesave të klientit.