Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Teknologjia e kultivimit të sallatës - Bujqesia.eu

Teknologjia e kultivimit të sallatës

0

sallata 1

Për përgatitjen e tokës, bëhen një ose disa punime. Këto bëhen të mekanizuara, ose edhe me krahë në kushtet e serave pa mundësi mekanizimi. Toka këshillohet të përgatitet në formën e vllajave të ngritura dhe mbjellja në formën e lentave.

Sallata mund të mbillet me farë direkt në vendin e përhershëm. Në këtë rast kërkohet përgatitje shumë e mirë e tokës dhe fara hidhet në brazda të cekëta, zinxhir. Pas mbirjes së plotë, bimët rrallohen duke i lënë në distancat e paracaktuara, ndërsa shërbimet e tjera janë të njëjta me ato të sallatave të kultivuara me fidanë.

Ndonëse, mbjellja me fidanë me rrënjë të zhveshura është mënyra më e përhapur, rezultate më të mira arrihen nëpërmjet shfrytëzimit të kubikëve. Prodhimi i fidanëve në këtë rast realizohet në kaseta polisteroli, ose plastike me dendësi 400-500 fidanë/m2. Fidanët e sallatës bëhen të gatshëm për mbjellje, 25-30 ditë pas mbjelljes, kur kanë formuar 4-5 gjethe.

Në rastet e mbjelljes së fidanëve me rrënjë të zhveshura, rrënjët priten lehtësisht dhe banjëzohen, kurse gjethet e bimëve duhet të lihen të pa prekura. Distancat e mbjelljes së bimëve këshillohet të jenë 30-40 cm midis rreshtave dhe 15-20 cm midis bimëve, në varësi nga pjelloria e tokës, kultivari dhe koha e mbjelljes.

Rritja e sallatës jeshile mund të përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme, prodhimi të rritet dhe cilësia e saj të përmirësohet, nëse mbjellja bëhet në tokë të mulciruar me polietilen. Në këtë mënyrë rritet temperatura e tokës, pengohet rritja e barërave të këqija dhe pakësohen nevojat për ujitje.

Nëse për këtë qëllim do të përdoreshin fletë polietileni dyngjyrëshe (bardhë dhe zi), do të ishte edhe më mirë, sepse ndërsa ngjyra e errët pengon mbirjen e barërave të këqija, ngjyra e bardhë e sipërfaqes së tij pasqyron dritën e diellit dhe përmirëson prodhimin dhe cilësinë e sallatës jeshile.

Falë ciklit të shkurtër vegjetativ dhe shumëllojshmërisë së kultivarëve e karakteristikave të tyre biologjike mbjellja e sallatës mund të bëhet pothuajse në çdo kohë të vitit. Mbjellja e saj mund të bëhet edhe e bashkëshoqëruar me kultura të tjera intensive (domate, spec, patllixhan), për arësye se gjatësia e ciklit vegjetativ, thellësia e shtrirjes së sistemit rrënjor dhe lartësia e bimëve janë krejt të ndryshme nga ato të kulturave bazë.

Shërbimet që i kryhen sallatës gjatë vegjetacionit janë të thjeshta. Ato konsistojnë në zëvendësimin e bimëve që nuk kanë zënë, apo janë dëmtuar, 1 ose 2 dy prashitje, ujitjet dhe plehërimet. Ujitjet duhet të jenë të shpeshta, por me doza të vogla uji.

Ato duhet të kryhen në orët e para të ditës dhe mundësisht në ditë me diell, në mënyrë që gjethet e bimës të jenë të thata gjatë orëve të natës. Një masë e tillë është shumë e rëndësishme nëse ujitja e bimëve bëhet në formë shiu.