Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Teknologjia e prodhimit të mishit të zogjve (brojlerët) - Bujqesia.eu

Teknologjia e prodhimit të mishit të zogjve (brojlerët)

0

POULTRY__8981f

Trashja e zogjve në mënyrë industriale është duke u zhvilluar dhe përhapur në tërë botën me intensitet të lartë. Brojleri paraqet zogun e trashur për therje, të hibrideve të rënda, i kultivuar në mënyrë industriale që brenda 42-50 ditëve e arrinë masën e gjallë trupore prej 2,0-2,5 kg. Në këtë mënyrë objektet shfrytëzohen racionalisht dhe brenda vitit në të njëjtin objekt mund të prodhohen rreth 5,5 – 6 turnuse të zogjve.

Trashja fillon me zogjtë njëditorë mashkuj dhe femra, në sistemin e dyshemesë, por mund të organizohet edhe majmëria në sistemin e kafazit. Kapaciteti i objekteve për kultivimin e brojlerëve është i ndryshëm dhe mund të jetë prej 16.000-18.000 zogj për një turnus, kurse tek ne në ekonomitë private ekzistojnë objektet me kapacitet prej 10.000 zogj, të cilët janë treguar si mjaft rentabil.

Transportimi – zogjtë njëditor janë të ndieshëm ndaj transportit, prandaj mjeti transportues duhet të jetë i pajisur me aparaturën për rregullimin e mikroklimës. Mjeti transportues duhet të ketë ventilim në mënyrë që të qarkulloj sasi e mjaftueshme e ajrit të freskët dhe temperatura e ajrit duhet të jetë rreth 32°C.

Pas çeljes, zogjtë e përgatitur për transportim, duhet të vendosen në pako të kartonit me dimensione standarde dhe të posaçme për këtë qëllim. Në pako vendosen nga 100 zogj të ndarë në 4 pjesë përmes kartonit, kurse në pjesët anësore të pakos ndodhen vrimat për ajrosje. Këto pako përdoren vetëm njëherë, e pastaj duhet të hudhen (djegen).

Përgatitja dhe mbushja e objektit – para se të arrijnë zogjtë në objekt duhet kontrolluar funksionimin e ajrosjes, nxemjes dhe ndriçimit. Në objektin më parë të pastruar dhe dezinfektuar duhet të futet shtroja në tërë sipërfaqen me trashësi 8-15 cm. Si material për shtresë mund të përdoren: hedhat e sharrës, kashta e grimcuar, lëvozhga e orizit etj. Pastaj në objekt vendosen pajisjet për dhënjen e ujit dhe të ushqimit, si ato të përkohshme poashtu edhe pajisjet e përherëshme. Pas kësaj kryhet dezinfektimi i fundit (zakonisht tymosja me formalin) dhe objekti mbyllet deri në momentin e pranimit të zogjve.

Objekti duhet të ngrohet 24 orë para se të arrijnë zogjtë në temperaturë 33-35°C. Ditëve të para shfrytëzohet vetëm 1/3 ose 1/4 e objektit duke e ndarë ate me folie të plastikës apo me ndonjë material tjetër. Që të mos grumbullohen zogjtë në një vend (shprehi e tyre gjatë çeljes dhe transportit) dhe të kemi mundësi më të mirë për komunikim, gjatë javës së parë (në disa raste vetëm 4 ditët e para deri sa të bëhet vaksinimi i parë kundër mortajës së shpendëve) vehen rrathët nga lesoniti në lartësi 25-35 cm dhe diametër 3-4 m. Në një rrath të tillë vendosen 1.000-2.000 zogj.

Zogjtë që arrijnë nga stacioni i inkubatorëve së pari duhet të vendosen në paradhomë të objektit për trashje dhe në një tavolinë të mbuluar me mbështjellëse të bardhë duhet bërë seleksionimin e tyre ekspertët përkatës duke e sjellur nga një pako me rradhë. Në këtë mënyrë zogjtë jo vital, të lënduar dhe me të meta të tjera nuk duhet të futen në objekt. Poashtu duhet pas kujdes edhe në hibridin e zogjve për trashje sepse mund të ndodh që nga stacioni i inkubatorëve të arrijnë zogj jo të përshtatshëm për trashje, siç ka ndodhur në disa raste në prodhimtarinë e gjerë.

Temperatura – në prodhimtarinë e brojlerëve objektet duhet të ngrohen përmes termogjenëve (ngrohje me dru, thëngjill ose naftë) apo përmes kaloriferëve (ngrohje me rrymë elektrike) pasi që gjatë majmërisë, e posaçërisht ditëve të para duhet të sigurohet temperaturë e lartë për zhvillmin normal të tyre. Kështu në ditën e parë të vendosjes së zogjve në objekt duhet tu sigurojmë temperaturën prej 33-35°C, kurse më vonë ajo ndryshon, varësisht nga faza e majmërisë.