Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Telashe me Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna! - Bujqesia.eu

Telashe me Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna!

0

bjeshketMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur që ta zbatoi ligjin për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve të 14 zonave të Rugovës për mos përfshirjen e asaj zone brenda këtij parkume arsyetimin se tjetërsohen pronat e tyre. Në Ministri thonë se banorët po keqinformohen nga ata që kanë dëmtuar këto pyje.

Ministri i Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi thotë se ata në asnjë mënyrë nuk po ua marrin tokat banorëve, por zbatimi i ligjit është në interes të të gjithëve.

Ministri Gashi ka thënë për KosovaPress se individ të caktuar me qëllim përfitimi po i keqinformojnë banorët atje, në mënyrë që të përfitojnë vet duke prerë drunjë pa leje dhe duke dëmtuar malet e Sharrit.

Ai shtoi se ata do të vazhdojnë t’i informojnë qytetarët dhe t’i bindin ata se është në interes të venit që ajo zonë të mbrohet për zhvillimin e turizmit, për zhvillimin e ekonomisë së vogël, jo për përfitime të disa kompanive që e kanë shkatërruar.

Megjithatë, banorët e 17 fshatrave të 14 zonave të Rugovës ditë me parë kanë protestuar kundër përfshirjes së kësaj zone në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna, me arsyetimin se tjetërsohen pronat e tyre. Madje, banorët kanë kërkuar rikthimin e këtij ligji, për rishqyrtim, pasi nuk do ta njohin e as zbatojnë për shkak se ata vendës nuk janë konsultuar fare.

Ligj për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, është miratuar javë me parë në Kuvendin e Kosovës.