Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Tetë fermer të Rahovecit përfitojnë nga shoqata ‘IADK’ - Bujqesia.eu

Tetë fermer të Rahovecit përfitojnë nga shoqata ‘IADK’

0

fermeret e rahoveddcc

Falë bashkëpunimit të mirë që ka komuna e Rahovecit me shoqatën ‘Initiativ for Agrocultural Development of Kosovo’, Komuna e Rahovecit është zgjedhur si përfituese e projektit të implementimit nga kjo shoqatë, ku kanë përfituar gjithsej tetë fermer të komunës së Rahovecit.
Përfituesit nga ky projekt janë tetë fermer, pesë fermer kanë përfitojnë nga një sere prej dy ari, një fermer është përfitues i një inkubatori për prodhimin e fidanëve , ndërsa në pranverë do të përzgjidhen edhe dy fermer të cilët do të përfitojnë fidanë dhe imputo të tjera të nevojshme për ngritjen e 30 ari sipërfaqe me dredhëza.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, Lulzim Hasku, këto sera janë me standard shumë të mirë dhe do të kenë edhe sistemin e ujitjes.
Kurse në pranverë fermerët do të furnizohen edhe me fidanë dhe impuete të nevojshme, dhe kjo do të ju mundësojë këtyre fermerëve krijimin e të ardhurave dhe vetëpunësimi e tyre. Ndërsa përfituesi i Inkubatorit për prodhimin e fidanëve do ta furnizojë tregun e komunës së Rahovecit me fidane kualitative.
Të gjithë Fermerët të cilët kanë përfituar nga kjo shoqatë, do të participojnë me njëzet për qind të vlerës së investimit./RahovecPress/