Tetë ushqime që s’i hanë as ekspertët

0

ushqimet_6240

Dietologët, kanë treguar ushqimet të cilët janë të mbushur me toksinë dhe kemikale – dhe thjesht na tregojnë ato të pastrat të cilat nuk na trashin. Ekspertët nga fusha të ndryshme të specialiteteve shpjegojnë se ata nuk dëshirojnë të hanë këto 8 ushqime.
Ushqimi i pastër do të thotë të zgjedhësh si duhet frutat, perimet dhe mishin cilësor, pra frutat që janë rritur, pjekura dhe shiten me një proces të shkurtër. Shumica e tyre janë organike dhe rrallë (ose kurrë) ata duhet të përmbajnë aditivë. Por në disa raste, metodat e prodhuesve të sotëm të ushqimit nuk janë as të pastër dhe as që i përmbahen kushteve. Rezultatet janë dëmtimi i shëndetit tonë, ambientit apo të dyjave së bashku.

Kështu ne vendosim t’i marrim ato sa më të freskëta që duken se paku në syrin e njerëzve që kalojnë jetën duke zbuluar se çka është dhe çka nuk është e sigurt për t’u konsumuar. “Përgjigjet e tyre nuk do të thotë që të largoni nga “lista këto ushqime”. Por të arrimë deri tek alternativat e sugjeruara që do ju bëjnë juve më mirë në shëndet dhe t’ju japin paqe në mendje për atë që keni ngrenë.

  1. Endikrinologu nuk do të hante: Domate të konservuar me bisfenolin – A.

Problemi: Rrëshira brenda kënaçeve përmban bisfenol – A, një estrogjen sintetik që është i lidhur me disa sëmundje të këqija duke filluar nga problemet më shtatzëni deri tek problemet me zemër, diabet dhe obezitet. Fatkeqësisht, aciditeti (që është një karakteristikë e njohur për domatet) shkakton BPA gjatë kullimit të ushqimit tuaj. Studimi tregon që BPA në trupin e shumicës së njerëzve tejkalon shumën e caktuar dhe ndalon prodhimin e spermës apo shkakton dëmtimin kromozonal tek vetë kafshët. “Mund të merrni 50 mcg të BPA për një litër nga një kënaçe e domates, që është e nivelit të mjaftueshëm që të ndikojë në shëndetin tonë, sidomos tek të rinjtë”, thotë vom Saal. “Kurrë nuk do të dëshiroja të kisha në tryezë domate të konservuar”.

Zgjidhja: Zgjidhni domatet që janë të konservuara në shishe gjami (që nuk janë të mbuluara me acid). Po ashtu mund të merrni edhe disa tipe të paketimit të tyre në Tetra Pak, pasi që edhe këtu e ruajnë freskën. Mos harroni një domate me BPA dëmton seriozisht shëndetin e juaj.

  1. Fermerët nuk e hanë: Mishin e kaut të ushqyer nga drithi

Joel Salatin është bashkëpronar i fermës Polyface Farms dhe autor i afër 10 librave se si të bëjmë fermë të duhur.

Problemi: Bagëtia zhvillohen duke ngrenë bari, jo drithëra. Mirëpo, fermerët sot i ushqejnë kafshët e tyre me misër dhe sojë, që i bën kafshët më të trasha dhe më shpejt të gatshëm për t’u therur. Mirëpo kjo do të thotë më shumë para nga fermat e gjedheve (si dhe çmime më të vogla të mishit në treg) që do të thotë se ai është më pak i ushqyeshëm për ne. Një studim i fundit bashkëkohorë i bërë nga USDA dhe hulumtuesit nga Universiteti Clemson kanë zbuluar që nëse krahasojmë mishin e gjedheve që kanë konsumuar misër me mishin që e gjedhit që ka konsumuar bari atëherë sasia e Beta – karotinës, Vitaminës E, Omega – 3S, CLA, kalciumit, magnezit dhe kampionit; sasi më të vogël të omega-6s; dhe më pak yndryna janë të lidhura me sëmundjes e zemrës. “Ne duhet që të respektojmë këtë fakt që lopët janë barngrënëse, që do të thotë se ata nuk duhet të ushqehen më misër që është një ushqim i pulave”, thotë Salatin.

Zgjidhja: Blini barë për gjedhe, i cili është i bërë enkas për to në shitore të tyre, në tregje të fermerëve. Zakonisht ka etiketë për shkak se kërkohet të jetë i cilësisë Premium, por nëse nuk gjeni atë atëherë kërkoni ndihmën e ndonjë kasapi.

  1. Toksikologu nuk do të hante: Palagaçet e mikrovalës

Olga Naidenko, është një shkencëtare e njohur e grupit “Environmental Working”.

Problemi: Kimikalët, përfshirë acidin perfloroktanik (PFOA), në mbështjellësen e qeses është pjesë e një klase të kompozuar që mund të lidhet direkt me infertilitetin e njerëzve, thuhet në studimin e UCLA-së. Në testimet që janë bërë në kafshë, kemikalët shkaktojnë dëm në mëlçi, testikuj dhe kancerin e pankreasit. Studimet tregojnë që mikrovala shkakton kimikale gjatë avullimit – të cilat migrojnë në palagaçen e juaj. “Ato qëndrojnë në trupin e juaj për vite derisa akumulojnë aty”, thotë Naidenko, gjë e cila tregon se pse hulumtuesit janë të shqetësuar me nivelin e njerëzve që kanë kancer një gjë që ata e kanë parë edhe tek kafshët në laborator. Dupont, një tjetër prodhuese e kësaj firme ka premtuar që ta largojë jashtë PFOA-në nga palagaçet deri më 2015 gjatë një plani të EPA-së ku ajo ishte vullnetare, megjithatë milion qese të palagaçeve janë shitur nga atëherë deri sot.

Zgjidhja: Thelbi organik i një palagaçe është i modës së vjetër: bëjeni atë në një tigan. Për shije, ju mund t’i shtoni gjalpë të vërtetë apo erëza të stinës, siç janë fara të kopërit, shtresa të perimeve apo supë miks. Për ta bërë më organike përdorni vajë të arrave të kokosit. Nëse ende hani palagaçe të mikrovalës, ju ende nuk po mendoni për pasojat që mund të këtë ajo në shëndetin e juaj.

  1. Drejtuesi i një ferme nuk do ta hante: Një patate jo organike

Jeffrey Moyer është shef në bordin e Standardeve Kombëtare Organike.

Problemi: Perimet me rrënjë absorbojnë herbicide, pesticide dhe kërpudha vrasëse që ngrihen në dhe. Në rastin e patateve – që është njëra prej perimeve më të popullarizuara – ato trajtohen me kërpudha vrasëse gjatë rritjes së tyre sezonale, mandej spërkatën me herbicide për të vrarë fijet barin që i ngjitet për trupi para se të korrën. Pasi ato nxirren nga dheu, patatet trajtohen përsëri për t’i mbrojtur ato nga dalja e gjetheve. “Provoni këtë eksperiment: blini një patate konvencionale në shitore, dhe përpiquni që ta mbillni atë. Ajo nuk do të mbijë ”, thotë Moyer, i cili është drejtues i fermës në Institutin Rodale (po ashtu është pronar i Rodale Inc dhe botues i Prevention). “Kam biseduar me kultivuesit e patateve të cilët thonë se në një pikë kurrë nuk do të hanë patatet që ata i prodhojnë. Ka ngastra të ndara ku ata i rrisin patatet për vet pa asnjë kimikal”.

Zgjidhja: Blini patate organike. Larja nuk është e mjaftueshme nëse dëshironi që t’ja largoni atyre kimikalet që janë absorbuar në mishin e tyre. Këshilla për buxhet: Patatet organike kushtojnë 1 deri në dy dollarë kilogrami, shumë më shtrenjtë se sa patatet koncenvionale.

  1. Një ekspert i peshkut nuk do të hante: Salamonin e fermës

Dr. David Carpenter, drejtor i Inistitut për Shëndetësi dhe Ambient në Universitetin e Albany, ka botuar një studim në revistën shkencore të universitetit që ka të mbaj me kontaminimin e peshkut.

Problemi: Natyra nuk e kishte caktuar për salmonin që të bëhet nga farat dhe soja ushqyese, tezgave të shpendëve dhe pendëve të hidratuara të pulave. Si rezultat, salmoni i fermës ka më pak vitaminë D dhe më shumë kimikale, përfshirë karcinoma, PCB, pesticide si dyoksidi dhe DDT. Sipas Caerpenter, shumica e peshqve të kontaminuar vinë nga Europa Veriore, e të cilët gjenden edhe në menytë e amerikanëve. “Mund të hani një nga këta salamon çdo pesë muaj në dietën e juaj pa u rrezikuar nga kanceri”, thotë Carpenter, studimi të cilin për peshkun e bëri në vitin 2004 zuri vend të madh në media.

“Është kaq i keq”. Studimet preliminare e kanë lidhur këtë edhe me DDT-në tek diabetit dhe obezitetin, por disa dietolog besojnë se benifitet e omega -3s rrisin rrezikun nga mbipesha. Po ashtu ka shqetësime edhe për nivelin e lartë të antibiotikëve dhe pesticideve që përdoren për ta rritur këtë peshk. Kur ju konsumoni një salamon të fermës, është sikurse të merrni një dozë të madhe me drogë dhe kimikale.

Zgjidhja: Zgjidhja është e lehtë, konsumoni salmon të egër, më i miri i Alaskas. Nëse në paketë shkruan Salamon atlantiku i freskët, është i fermës. Nuk ka ndonjë peshkatarë komercial të egër nga salmoni i Atlantikut. Peshku i fermës kundër Peshkut të egër dallon shumë dhe mund ta shikoni më të paren nëse jeni adhurues i peshkut.

  1. Një studiues i kancerit nuk do të pinte: Qumështin e prodhuar me hormone artificiale

Rick North është drejtor i fushatës për Ushqimin e Sigurt të Mjekët e Oregonit për përgjegjësitë shoqërore dhe ish shef i divizionit të Oregonit në Shoqërinë për Kancer në SHBA.

Problemi: Prodhuesit e qumështit trajton gjedhët në baza ditore me një rikombinim të rritjes së qumështit me hormone ((rBGH apo rBST, që njihet si shkurtesë) për të rritur prodhimin e qumështit. Por rBGH po ashtu rrit infeksionet e sisës të cilat qelben në qumësht. Kjo po ashtu rrit nivelin e hormoneve të quajtur insulinë në qumësht. Tek njerëzit, niveli i lart i OGF-1 kontribon në kancerin e gjirit, prostatës dhe të zorrës së trashë. “Kur qeveria e aprovojë rBGH, mendohej që OGF-1 nga qumështi do të dilte nga njerëzit nëpërmes organeve të tretjes së njeriut”, thotë North. “Nuk është provuar 100 për qind kjo një prove që rrit kancerin tek njerëzit”, pranon North. “Megjithatë, ai është ndaluar në shumicën e vendeve të industrializuara”.

Zgjidhja: Blini qumësht të gjallë dhe kontrolloni etiketën që nuk ka rBGH, rBST, që është i prodhuar nga hormonët artificiale apo qumështi organik. Këto përfshin qumështin e prodhuar pa hormane apo qumështin organik.

  1. Specialisti i bioteknologjisë nuk janë sojën konvencionale: Sojën e pa fermentuar GMO.

Michael Harri është specialist i bioteknologjisë i cili ka drejtuar disa projekte të ndryshme brenda sektorit bioteknologjik përfshirë këtu ushqimin gjenetik të fabrikuar. Ai ka qenë këshilltar, menaxher për komani të njohura si Xenon Pharmaceuticals dhe Genon Corporation.

Problemi: Ushqimi gjenetik i fabrikuar mund të shkaktojë shqetësime të mëdha dhe deformime të ADN-së dhe kodit gjenetik përfshirë transferët nga një specie në tjetrën. Soja e fermentuar është një konsum për ushqim që përshtatet konsumim por përderisa 90 për qind e sojës është e modifikuar gjenetikisht, nëse nuk jeni të sigurt se ajo vjen nga burimet organike atëherë mund të përballeni me probleme të paevitueshme gjenetike përfshirë këtu edhe baraspeshën hormonale e cila mund të shkaktojë kancer.

Zgjidhja: Kontrollojeni sojën me etiketë që shkruan Non-GMO apo organike e cila nuk i është nënshtruar asnjë burimi të papërfunduar. Nëse mund të kontaktoni me ndonjë kompani që prodhon këtë sojë atëherë duhet ta bëni.

  1. Eksperti i ushqimit organik nuk do ta hante” Mollën konvencionale

Mark Kaster, një ish shef i agrobiznesit, është bashkëdrejtori në Institutin e Cornucopia, një grup për politikat e fermave që mbështet ushqimin organik.

Problemi: Nëse frutat e vjeshtat mbajnë “pesticidet nga të cilat janë spërkatur”, molla atëherë mund të fitojë para të tjerave. Pse? Ato janë pemë të shartuar (të ndara nga një pemë e vetme) kështu që gjithsecili lloj i tyre përmban shije të dallueshme. Në një rast të këtillë, mollët nuk zhvillojnë rezistencë ndaj insekteve dhe spërkatën shpesh. Industrialistët thonë se kjo nuk është e dëmshme. Por, Kastel thotë të kundërtën sepse është logjike që edhe ekspozimi minimal nuk mund t’i shmanget kësaj doze, sidomos tek mollët. “Punëtorët e pemishteve janë në rrezik të madh nga kanceri”, thotë ai. Një numër i madh i studimeve e ndërlidhin këtë edhe më shkaktimin e sëmundjes se Parkinsonit.

Zgjidhja: Blini molla organike apo molla nga ndonjë person që ju i besoni.