Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Tokat e pa privatizuara do të shfrytëzohen për investime strategjike - Bujqesia.eu

Tokat e pa privatizuara do të shfrytëzohen për investime strategjike

0
Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Bujqësisë do të rrit investimet në bujqësi por njëkohësisht do të ketë orientim në nënsektorë strategjikë siç janë pemët, perimet, mishi, qumështi, ku edhe përfitimet për fermerët janë më të mëdha. Gjithashtu, planet e reja të kësaj ministrie janë që të shfrytëzohen tokat e pa privatizuara bujqësor për investime strategjike.

Kështu ka thënë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi gjatë një takimi që ka pasur me një delegacion nga Millennium Challenge Corporation (MCC) – Washington. Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministri Krasniqi i njoftoi ata për zhvillimin e bujqësisë deri më tani, të arriturat dhe sfidat duke theksuar se progresi është i madh dhe që ka ndikuar dukshëm në ekonominë e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministri i njoftoi ata me skemat mbështetëse të ministrisë për fermerët. Sipas tij, edhe pyjet janë një potencial i mirë për ekonominë.

Për këtë, ai tha se po punohet në një ligj të ri që do të ofrojë mundësi më të mirë shfrytëzimi për qëllime ekonomike por edhe një menaxhim më të mirë të tyre.

Ai ka përmendur se tri nga sfidat kryesore të bujqësisë janë, fragmentarizimi i tokave, mun gesa e sistemeve të ujitjes dhe infrastruktura rurale e limituar.

Në takim u bisedua edhe për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin esektorit dhe një financim me të gjerë publik dhe privat.