Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Trajnimet, çelësi i suksesit në bujqësi. - Bujqesia.eu

Trajnimet, çelësi i suksesit në bujqësi.

0

trajnime

Teoria është baza e çdo gjëje, por përvoja e bënë një person unik, dhe marr parasysh që puna praktike i pasuron shumë fermerët nga ana profesionale, programi i USAID-it NOA, po i mbështet fermerët me trajnime teorike dhe praktike. Shembulli më i mirë i fermerëve që kanë përfituar nga këto trajnime janë kultivuesit e mjedrës në komunën e Podujevës. Fermerët janë shumë të kënaqur me mësimet e marr nga këto trajnime, ndërsa, tani shprehen të gatshëm që të ju ndihmojnë fermerëve të rinj, që edhe ata të fillojnë me kultivimin e mjedrës.

Se mjedra ka lëshuar rrënjët në Llapë tashmë është fakt. Mirëpo, paraprakisht është punuar shumë që fermerët të përgatiten dhe të trajnohen që të fillojnë kultivimin e mjedrës. Kujtim Lepaja, ekspert nga programi NOA i USAID-it, tregon për portalin si ka filluar përgatitja e fermerëve për kultivimin e mjedrës.

“Që të përgatitet në mënyrë të mirëfilltë një fermer duhet që me informata të fillohet të pajiset më herët. Ne, trajnimet me fermerët e rinj të rajonit të Llapit i kemi filluar 1 vit para se të mbillen pemishtet me mjedër, që t’i informojmë për të mirat e kulturës së mjedrës. Por, edhe për vështirësitë që mund ti hasin gjatë ballafaqimit direkt me këtë kulture”, tregon Lepaja.

Ai tregon se trajnimet për kultivimin e mjedrës janë mbajtur gjatë gjithë vitit, duke filluar nga janari dhe përfunduar në dhjetor. “Të gjitha masat si agroteknike por edhe ato pomoteknike janë paraqitur në trajnime të ndryshëm të fermerëve”, tregon Lepaja, duke shtuar se deri më tani janë mbajtur më shumë se 10 trajnime, duke përfshirë ditë fushore, punëtori, shkolla dimërore, udhëtime studimore etj.

Sipas Lepajës, çdo trajnim e ka vlerën e vet, si trajnimet që mbaren në ambiente të mbyllura ashtu edhe trajnimet praktike që mbahen në fushë. “Zakonisht në salla mbahet trajnimet gjatë periudhës së dimrit kur aktivitetet e fermerëve në fushë pushojnë, ndërsa gjatë verës nga ambientet e mbyllura aktivitetet e trajnimeve barten në fushë”, tregon ai. Mirëpo, sipas tij, është normale që trajnimet më efektive janë në fushë për arsye se aty çdo gjë që shpjegohet demonstrohet edhe praktikisht.

Rezultatet e arritura gjatë këtij viti sipas ekspertit të kultivimit të mjedrës Lepaja janë të shkëlqyera. “Lirisht mund të themi se rezultatet janë mbresëlënëse. Kemi fermer që ka arrit që t’i vjel 8 tonë për hektarë mjedër në vitin e mbjellës, ndërsa mesatarja e arritur në vitin e parë të mbjelljes së fidanëve është rreth 4.5 t/ha. Rendimenti na tregon që fermerët kanë punuar dhe ju kanë përkushtuar kulturës së mjedrës. Puna të cilën e kanë bërë fermerët në rajonin e Llapit ka rezultuar që të ngritën me dhjetar hektarë me mjedër në këtë rajon me vetëfinancim”, shpjegon Lepaja.

E, suksesin e trajnimeve të mbajtura më së miri e dëshmon suksesi i fermerëve. Fermeri Muhamet Murati, nga fshati Llapashticë komuna e Podujevës, ka të mbjellura 1 hektar e 80 ari me kulturën e mjedrës. Muhameti tregon se çelësi i suksesit të kultivimit të mjedrës kanë qenë trajnimet e mbajtura para dhe gjatë gjithë vegjitacionit.

“Trajnimet të cilat i kemi mbajtur na kanë përgatitur shumë mirë që ne fermerët tani të vazhdojmë vet me kultivimin e mjedrës. Po ashtu përveç që jemi përgatit deri në detaje, besoj që tani jemi në gjendje që të ju ndihmojmë edhe fermerëve të rinj që të fillojnë me kultivimin e mjedrës”, thotë fermeri Murati, i cili për vitin e ardhshëm planifikon ta rris sipërfaqen e kultivimit edhe me 1.2 hektarë./FermaIme/