Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Tregimi për bimën parazite, e cila vogëlon prodhimin e jonxhës - Bujqesia.eu

Tregimi për bimën parazite, e cila vogëlon prodhimin e jonxhës

0

 

 

vargushi

Vargushi (Barpështjellësi, kaskuta)

Në botën bimore  ka parazitë që plotësisht jetojnë në kurriz të tjerëve. Bimë të tilla nuk kanë të zhvilluar sistemin e rrënjëve, por gjithë ujin dhe ushqimin e marrin nga bima nikoqire. Me këtë mënyrë të jetës dëmtojnë bimët tjera  dhe jo rrallë i shkatërrojnë ato plotësisht.

Në fushat me jonxhë shpesh mund të shihen  hapësira të mëdha me bimë të thara, që shtrihen në formë të rrathëve koncentrikë. Diametri i këtyre rrathëve mund të jetë 20   –  30 m. Në këto vende bimët janë shumë të rraskapitura ose plotësisht të thara, të kurthuara me trungun si konop  të parazitit , i cili  nga populli quhet  vargush ose barmbështjellës.

Trungu i saj është ngjyrë e kuqe ose portokalli, i mbështjellë në formë spirale rreth jonxhës. Gjithë ushqimin dhe ujin e merr nga jonxha. Dëmi që mund të shkaktojë është i madh dhe tani jonxha e infektuar, vështirë mund të shërohet. Infesioni bartet me farë, e cila është shumë rezistuese në të ftohtë, kurse bima mugullshmërinë  e mban më shumë se 10 vjet.

Këtë nuk  e humb edhe nëse kalon nëpër organet e tretjes  së kafshëve, kështu që infeksioni mund të bartet edhe me pleh të padjegur të stallës.

Bima parazit

Fara mbinë si konop të hollë që futet në dhe, pastaj gjetet dhe rritet vertikalisht. Menjëherë mbështetet  në bimën më  të afërme të jonxhës dhe në mënyrë spirale mbështillet rreth saj.

Tani paraziti ndërton një formë si thithëse, e cila depërton në trungun e jonxhës deri tek elementet e enëve, të qarkullimit të ujit dhe ushqimit dhe nga andej merr ushqimin dhe ujin. Rritet shumë shpejt, zgjerohet dhe mbështetet edhe në trungje të afërme të jonxhës.

Gjerohen në mënyrë koncentrike, kurse bimët e sulmuara shpejt veniten dhe thahen. Në fillim të verës  vargushi lulëzon  me lule të imta ngjyrë të bardhë ose trëndafili , varësisht nga lloji. Frytet janë në formë bizelie, kurse një bimë mund të ketë 15 mijë fara. Gjatë kohës së vegjetacionit, nëse vjen në kontakt me bimën nikoqire, gjerohet me pjesë të trungut.

Lufta kundër këtij paraziti mund të zhvillohet në formë të parandalimit që infeksioni të mos ndodhë fare, ose shkatërrohet  me të paraqiturit e saj. Më së miri është që të parandalohet dhe kjo arrihet, para se gjithash me përdorimin e farës së shëndoshë dhe të pastër të jonxhës dhe terfojës.

Fara pastrohet me metoda të ndryshme. Jonxha nuk bën të plehërohet me pleh të freskët stalle, sepse ky pleh mund të përmbajë farën e saj. Nëse paraziti, megjithatë paraqitet, është shumë e rëndësishme që të mos lejohet që të lulëzojë. Menjëherë duhet eliminuar bimët e einfektuara.

Kjo mund të bëhet me të kositur dhe lëvrimin e asaj pjese të arës. Çdo bimë duhet shkatërruar, sepse edhe një pjesë e trungut të vargushit është  e mjaftueshme të përhapë infeksionin. Nëse vargushi lulëzon dhe  infeksioni është zgjeruar shumë, jonxha duhet të lavrohet, sanën duhet ndezur dhe 8 deri 10 vjet në atë tokë duhet mbjellë bimë që vargushi nuk mund t’i sulmojë.

Në luftën kundër vargushit duhet t ndërmerren masa masive, që përfshijnë tërë regjionin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet sukses i kënaqshëm.