Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 “Tregu” në falimentim, tregtarët të shqetësuar! - Bujqesia.eu

“Tregu” në falimentim, tregtarët të shqetësuar!

0

tregu ne falimentim Pas shkuarjes në proces të likuidim të ndërmarrjes shoqërore “Tregu”, tregtarët, në veçanti ata të Tregut të Gjelbër, thonë se kanë mbetur as me “shehër as me Barilevë”. Shaban Ademi, përfaqësues i tregtarëve, thotë se shkuarja në likuidim e kësaj ndërmarrjeje shoqërore, u ka sjellë shumë telashe, andaj në mungesë të informacioneve se çka po bëhet po ndihen si në “mjegull”. “Ka 35 vjet që shes pemë e perime këtu në Tregun e Gjelbër dhe rregullisht kam paguar qiranë, ndërkaq asnjëherë nuk është bërë as edhe një investim këtu. Thjesht nuk e di çka ka bërë kjo ndërmarrje me të hyrat nga ne tregtarët. Askush nuk na ka dhënë as edhe një njoftim, çka do të bëhet me ne pas mbylljes së tregut”, tha ky tregtar. Ai, sikurse edhe shumë të tjerë në treg shprehin dyshimin se shkuarja në likuidim e kësaj ndërmarrjeje, është “meritë” më shumë e Komunës së Prishtinës./Zeri/