Tri arra në ditë i kontribuojnë shëndetit

0

arrat

Mjekët pohojnë se pacientëve duhet t’ju bëhet me dije se ushqimet e shëndetshme mund të ofrojnë për-fitimet e ngjashme sikurse ilaçet që ulin nivelin e kolesterolit.

Mjekët po ashtu theksojnë se për-shkrimi i statikëve mundet të rritë dëmet anësore që ato shkaktojnë, duke siguruar pak dobi për pacientët që rishtazi ia kanë filluar me përdorimin e tyre.

“Statinet nuk duhet të ofrojnë iluzionin e mbrojtjes që do të pamundësojë shumë individë që të fillojnë me një jetë të shëndetshme”, thotë botuesi i revistës “Prescriber” dhe mjeku që ishte udhëheqës i studimeve.

‘Në fakt, 80 për qind e sëmundjeve kardiovaskulare ju atribuohen faktorëve të jetës, përfshirë këtu mënyrën e dëmshme të ushqyerit, duhanit dhe mungesës së aktiviteteve fizike’.

Alternativat për statinet, për të gjithë ata që dëshirojnë të parandalojnë sulmin e zemrës apo sulmet në tru, pos mollës janë edhe arrat. Tri arra në ditë, por edhe bajamet, fëstëkët përmbajnë sasi të lartë të yndyrave të dobishme mund të ulin nivelin e yndyrave të dëmshme në gjakrrjedhje.