Tri mënyra për të mbrojtur bimët nga shiu i vrullshëm

0

Çdo kopshtar nganjëherë duhet të përballojë  kohën e keqe dhe kur e dini se priten të reshura të mëdha, atëherë duhet të jeni të përgatitur për këtë

Mbrojtja e plotë nga shiu është e mundur vetëm në serra nga plastika apo nga xhami, por edhe në kopshte të vogla është e mundur të ndërmerret diçka që të mbrohen perimet e preferuara dhe lulet më delikate.

  1. Mbuloni bimët. Mu kështu, mbuloni. Kjo nuk do të thotë që të bëni jorganë për çdo bimë, por duhet të kujdeseni për bimët më delikate. Nëse keni mundësi, siguroni mbulesa speciale për bimë në lehe ose zile dhe nëse këtë nuk mund ta bëni, vetë bëni zile të improvizuara nga kanistrat e mëdhenj për ujë.

Në rast se afrohet  shtrëngata e madhe, mundeni që bimët t’i vishni me qese të tejdukshme plastike, të cilat i keni shpuar në disa vende ideale është që më parë të vendosni  anash disa shkopinj që këtë qese ta mbajnë, kurse në fund ta përforconi me dhe.

  1. Bëni një barrierë. Nëse kopshtin e keni në pjesën e ulët të oborrit, nëse nuk keni drenazhe uji do të rrjedhë vazhdimisht.. megjithatë në prag të paralajmërimit të reshjeve të mëdha, mund të bëni një barrierë të improvizuar. Për këtë mund të përdorni disa hunj kopshti, pak sanë: ngulni nga një hu në sanë dhe duajt e sanës radhitni një pas një. Vendosni në largësi të mjaftueshme nga kopshti që të ketë hapësirë të mjaftueshme që barriera të kthejë ujin në drejtimin e duhur.

2. Vendosni përforcime shtesë. Çdo shi i vrullshëm vjen me erë. Ngulni nga një pranë çdo bime, kurse do të ishte ideale që mbi çdo bimë të ndjeshme të vendosni mbrojtje nga teli. Vërtetoni nëse janë lidhur filizat dhe forconi lidhjet ekzistuese. Sigurisht dëmi do t jetë më i vogël, kurse puna për pastrimin e kopshti pas dëmeve nga shiu do të jetë më e lehtë.