Tuberkulozi, sëmundje ngjitëse e bagëtive

0

sheep

Tuberkulozi është sëmundje infektive ngjitëse me zhvillimi kronik. Nga tuberkulozi, përveç njeriut, preken më shumë se 50 lloje kafshësh dhe 25 lloje shpendësh.

Shkaktarët për këtë sëmundje janë të grupuara në tri kategori: 1. Tipi human është shkaktarë i tuberkulozit në njerëz. Ky tip prek edhe majmunët, qentë, macet, papagajtë, kuajt, gjedhin, shpendët.

2. Tipi bovin infekton më tepër gjedhin e pastaj njeriun dhe më pak delet, dhitë, derrat, kuajt, shpendët etj.

3. Tipi aviar shkakton tuberkulozin e shpendëve, por mund të prekë edhe derrat, njëthundrakët, qentë, macet, delet dhe dhitë.

Rekomandohet të bëhet kontrollim i rregullt i bagëtive në mënyrë që të identifikohet sa më herët kjo sëmundje dhe të mos transmetohet tek bagëtitë tjera apo edhe tek njerëzit.