Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Tuberkulozi (TBC) tek kafshët - Bujqesia.eu

Tuberkulozi (TBC) tek kafshët

0

tuberkulozii

Tuberkulozi është sëmundje infektive e kafshëve dhe e njerëzve që shfaqet me formimin e tuberkulave dhe vatrave tuberkulare. Shkaktari i sëmundjes është bacili Koch. Burim infeksioni për kafshët e shëndosha dhe njerëzit janë kafshët e prekura ngaTBC-ja, të cilat ndotin mjedisin rrethues, duke eliminuar shkaktarin në përmjet rrugëve të frymëmarrjes, tretjes, si dhe me rrugët dytësore të shkaktuara nga format e hapura të TBC-së.
Burim tjetër infeksioni janë prodhime te kafshëve të sëmura, bimët foragjere, shtresat dhe objektet e tjera të ndotura nga kafsha e sëmurë, si dhe kushtet e papërshtatshme të stallës, si lagështia, mungesa e dritës, pa pastërtitë në stallë, të ftohtit, etj., të cilat ulin qëndresën e organizmit. Infektimi i gjedhit bëhet kryesisht me anë të takimit të kafshës së sëmurë me kafshën e shëndoshë, duke përdorur qumështin e infektuar (në viçat), kur uji ose ushqimi i përdorur nga kafshët e sëmura ose të dyshimta u jepet të shëndoshave, etj. Kurse derrat infektohen kur ushqehen me mbeturinat e thertoreve (të kafshëve të sëmura me TBC).

Shenjat klinike
Në tuberkulozin e mushkërive kemi këto shenja:
Kolla në fillim e rrallë, e thatë, e fortë, e shkurtër, kurse më vonë bëhet më e shpeshtë, shkakton dhimbje dhe shoqërohet me nxjerrje gëlbaze, të cilën kafsha e gëlltit dhe e nxjerr pastaj nga hundët;
Frymëmarrja bëhet e vështirë;
Kur preket edhe pleura, kafsha ndjen dhembje kur i shtypet gjoksi dhe kollitet;
Kafsha dobësohet shumë dhe ngordh. Në tuberkulozin e zorrëve kemi këto shenja: diarre të rëndë dhe periudha kapsllëku, fekalet janë të lëngshme, me qelb dhe ndonjëherë me gjak, gjiri atrofizohet deri në shterim.
Në tuberkulozin e gjirit kemi këto shenja: prek një ose dy thitha te poshtme, të cilat enjten por nuk kanë dhembje, kjo ënjtje më pas forcohet dhe në prekje dallojmë nodula të forta me madhësi të ndryshme;
Tuberkulozi prek edhe mitrën, gjëndrat limfatike, kockat, etj.
Diagnoza
Vendoset në bazë të shenjave klinike, autopsisë, analizave bakteriologjike dhe provave alergjike. Diagnoza alergjike është mjeti më praktik për gjurmimin e sëmundjes së TBC-së. Për këtë qëllim përdorim alergjenin tuberkulinë, i cili injektohet në 1/3 e mesme të qafës ose në palën e bishtit, në dozën 0.2 ml, me metodën intradermale.
Në vendin e injektimit formohet një buton, i cili duket pas 2 orësh. Reaksioni alergjik përcaktohet pas 48 ose 72 orësh, ku dallojmë reaksionin pozitiv, të dyshimtë ose negativ.
Masat profilaktike
Kryerja e tuberkulizimit të kafshëve 3-4 herë në vit për të pasur tufa të shëndetshme. Mbajtja e brezit të ri të kafshëve në lokale të veçanta dhe larg tufave të infektuara.
Viçat e porsalindur, hiqen nga nënat pas 3 ditësh dhe dërgohen në grupin e shëndoshë. Kafshët e sëmura dhe të dyshimta dërgohen në thertore dhe një kohësisht bëhet dezinfektimi i mjedisit. Qumështi i lopëve me tuberkuloz pasterizohet.