Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Tulipani një lule e dashurisë: Historia dhe Domethënia - Bujqesia.eu

Tulipani një lule e dashurisë: Historia dhe Domethënia

0

tulipaniMuaji mars është muaji i një prej festave më të rëndësishme për të afërmit tanë,veqanarisht për Nënat dhe të dashurat tona.Çka tjetër më shumë se një lule mund të shpreh admirimin dhe mirënjohjen ndaj të dashurve tonë. Andaj ne sot për ju po përzgjedhim një tregim dhe histori për një bimë e cila mund të jetë alternativa juaj si dhuratë për festat e marsit.

Tulipani origjinën e ka shekuj më parë në Persi dhe Turqi, ku ai luajti një rol të rëndësishëm në artin dhe kulturën e kohës. Më shumë gjasa komentuar në traditën turke tulipanët mvisheshin në çallmën e dikujt, ndërsa evropianët gabimisht u dhanë tulipanëve emrin e tyre, e cila vjen nga fjala persiane që do të thotë çallmë. Menjëherë pasi që evropianët filluan të merrnin tulipanët, popullariteti i lules u përhap shpejt veçanërisht në Holandë ku një fenomen i quajtur mania ndajë tulipanëve përbente një pikë gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë.
Tulipanët rriten tani në të gjithë botën, por njerëzit ende identifikojnë varietete të kultivuara si “tulipanët holandeze.”

Kuptimi i tulipanëve në përgjithësi është dashuria e përsosur. Ashtu si shumë lule të tjera, ngjyra të ndryshme të tulipanëve gjithashtu në vete përmbajnë edhe rëndësinë e tyre. Tulipanët e kuq janë më shumë të lidhura me dashurinë e vërtetë, ndërsa tulipani i purpurtë simbolizon mbretërinë. Kuptim i tulipanëve të verdhë ka evoluar disi, nganjëherë përfaqsonin dashuri të pashpresë ndërsa tani janë simbol i energjisë pozitive dhe mendimeve të gëzuara dhe shkëlqimit.Tulipanët e bardhë janë dërguar për të kërkuar vlerësim dhe për të dërguar porosi të faljes.