Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 U hap Qendra Komunale Informative për bujqësi në Rahovec - Bujqesia.eu

U hap Qendra Komunale Informative për bujqësi në Rahovec

0

rahovecc

Në Rahovec u hap Qendra Informative për Bujqësi, objektivi i të cilës është ngritja e efikasitetit të shërbimit këshillor për fermerë dhe për palët tjera të interesit. QIB është hapur në kuadër të Zyrës e Shërbimit Këshillimor Bujqësor pranë MBPZHR në Kosovë, ndërkaq do të ofron infrastrukturën fizike me anë të së cilës do të arrihet uniformiteti i standardeve profesionale këshillimore dhe kushtet e performancës, ku Këshilltari komunal për bujqësi do të merr pjesë në të gjitha shërbimet këshillimore.
Drejtori i Drejtorisë për BPZHR në Rahovec, Lulzim Haska, thotë para mysafirëve se Rahoveci është një trevë ekskluzivisht bujqësore, ku mbi 60 për qind të popullatës merren me bujqësi, kështu që hapja e Qendrës Informative ka një rëndësi të veçantë për tërë komunën, ku marrja e informacioneve nga bujqit do të jenë shumë të dobishme. Haska në vazhdim përshëndeti kryetarin Idriz Vehapi për të cilin tha se është vazhdimisht përkrahës i madh i Drejtorisë për Bujqësi.
Kryetari Vehapi, pasi përshëndeti të pranishmit, thotë: “Më lejoni fillimisht të përshëndes veçanërisht z. John Mc Cormack, për gjithë përkrahjen dhe ndihmën e tij të vazhdueshme që ai i jep Kosovës, si dhe drejtorin e Departamentit për Shërbime Këshillimore Teknike pranë MBPZHR, z.Hysni Thaqin, dhe qëllimi i këtij takimi është hapja e Qendrës Informative Komunale për Bujqësi, për shërbime këshillimore në fushën e bujqësisë, emërimi i kësaj zyre tregon se fermerët do të këshillohen në aspekte të ndryshme, profesionale, teknike dhe rreth çështjeve tjera që lidhen me bujqësinë. Praktika ka treguar se në komunë ka pasur trajnime, dhe ngritje profesionale në fusha të ndryshme, por të cilat janë bërë në kohët e caktuara dhe fushatave të ndryshme, por tani hapja e kësaj zyreje është mundësia më e mirë, se fermerët e komunës së Rahovecit tash e tutje do të marrin këshilla të përditshme në fushën e bujqësisë. Ne si komunë në të ardhmen do të punojmë që kjo zyre të jetë ma reprezentative, të jetë e pajisur me ekspertët nga bujqësia që i nevojiten komunës së Rahovecit, dhe që të jetë në shërbimin e interesave të fermerëve. Unë personalisht do kujdesem që kjo zyre të kryej misionin e saj, kuptohet në bashkëpunim me MBPZHR dhe me ata që kanë ndihmuar në hapjen e kësaj zyre, gjithmonë duke pasur në fokus interesat e fermerëve.”
Drejtori i Departamentit për Shërbime Këshillimore Teknike pranë MBPZHR, Hysni Thaqi, duke përshëndetur kryetarin Vehapi, z. Mc Cormack dhe të pranishmit, thotë: “Sot është një ditë e shënuar për fermerë, sepse po bëhet hapja e Qendrës Informative për Bujqësi, dhe kjo qendër do të jetë në shërbim të fermerëve 24 orë, ku do të merren informacione, trajnime dhe të gjitha që janë të nevojshme për edukimin e fermerëve. Më herët kemi pas grante dhe subvencione, dhe rritja e këtyre nga viti në vit, ka ndikuar në hapjen e zyrave të informimit për edukimin dhe arsimimin e fermerëve, me qëllim të përfitimit sa ma tepër”.
Në vazhdim ka folur edhe z. John Mc Cormack, udhëheqës i projektit të BE, i cili tha se këto projekte dhe implementimi dhe avancimi i tyre në bujqësi janë të domosdoshme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, dhe ofroi ndihmën e pakursyeshme në këtë drejtim./RahovecPress/