Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Udhëtimi i paharrueshëm - Bujqesia.eu

Udhëtimi i paharrueshëm

0
liqeni i komanitt
Një udhëtim me varkë në liqenin e Komanit është përshkuar shpesh herë si një nga udhëtimet me varkë më madhështore në botë, duke kaluar nëpër pamjet e mrekullueshme të maleve të thepisura.
Për këtë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) mbështetën organizimin e një udhëtimi me anijen “Alpin” përgjatë liqenit të Komanit, ku më tepër se 500 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova përjetuan një eksperiencë unike mes pejsazheve magjepse të natyrës dhe muzikës.
Julinda Dhame, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) u shpreh për ATSH-në se, po punohet që të bëhet e mundur promovimi i destinacioneve me vlera turistike që më parë nuk kanë patur vëmendjen e duhur.
“Liqeni i Komanit ofron mundësi të shkëkqyera për zhvillimin e turizmit ditor me pejsazhin e thyer dhe tërheqës”, ka shtuar Dhame.
Më tepër se 500 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të mbështetur nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) zhvilluan një shëtitje të mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që dhurojnë një copëz të vyer në mozaikun e turizmit natyror shqiptar.
Udhëtimi me anije në liqenin e Komanit kalon përmes malesh që arrjnë 1000-1500 metra lartësi dhe nëpërmjet një serie liqenesh të thellë e të mrekullueshëm dhe të ndërlidhur, ku me vështirësi gjen ndonjë shenjë të veprimtarive njerëzore në brigje.
Peisazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze dhe të ofron një pamje që nuk mund ta gjesh askund tjetër në vendin tonë.
Nisja që bëhet nga Fierza drejt Komanit në orën 09:00 -11:00 me tragetin ‘Alpin’, një shërbim me anije i rikthyer pas 5 vitesh mungesë, kushton vetëm 300 lekë ose 2,50 euro në klasin eknomik dhe 500 lekë ose 4 euro në klasin e I-rë. Ndërsa pagesat për mjetet ndryshon në varësi të madhësisë së makinave ku 1200 lekë apo 9 euro është për veturat e vogla.
Ndërsa udhetimi nga Komani drejt Fierzës bëhet në orën 12:00 deri 14:00, në çdo udhëtim në tragetin “Alpin” mund të akomodohen me komoditet 250 persona, 170 prej të cilëve me ulëse. Në çdo udhëtim mund të transportohen 21 kamionë dhe 20 autovetura ose 60 autovetura.
Trageti “Alpin” ka edhe dhomën VIP që është një ndarje luksoze private për 10-12 persona dhe mund të merret në përdorim vetëm me rezervim. Ka shërbim të veçantë dhe shikon në liqen.
Ndërsa dhoma biznes është një ndarje me 20 vende, shumë komode dhe mund të merret në përdorim vetëm me rezervim. Bari dhe restoranti ka ushqim të fresket, shërbim të klasit të pare dhe mikpritje për çdo udhëtar të Trageti “Alpin”
Ndërsa tarraca është vendi më i bukur i tregetit. Një vend që ofron pamje të parezistueshme, ku do mbetesh me aparat fotografik në dorë gjatë një udhëtimi që do të donit të mos mbaronte.