Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Udhëzime mbi prodhimtarinë industriale të fidanëve të Perimeve -Pjesa e Parë - Bujqesia.eu

Udhëzime mbi prodhimtarinë industriale të fidanëve të Perimeve -Pjesa e Parë

0

 

Prodhimi industrial i fidanëve ka përparësi të mëdha krahasuar me format e tjera të kultivimit të fidanëve ( siç janë fidanët me rrënjë të zhveshura ose fidanët te prodhuar në kubiket tradicional). Ky sistem bazohet në shfrytëzimin e lëndëve të para të përpunuara industrialisht, në shkallën e lartë të mekanizimit të proceseve të prodhimit dhe në nivelin e lartë të automatizimit të kontrollit të mikroklimës në mjediset e prodhimit të fidanëve. Prodhimi industrial i fidanëve realizohet në kaseta, që përmbajnë 40 – 400 qeliza individuale. Ndarja e kasetave në qeliza do të thotë se çdo fidani, veç e veç, i sigurohet ujë dhe ushqim i mjaftueshëm.

Fidane domate ne kaseta polisteroli.
Megjithëse ky sistem prodhimi u përdor fillimisht për lakrat, ai tani përdoret gjerësisht për prodhimin e fidanëve të të gjithë bimëve perimore. Ky sistem përmban një varg përparësish krahasuar me mënyrat tradicionale të prodhimit të fidanëve.

Serre moderne per prodhimin e fidaneve perimore.
Materialet kryesore për prodhimin e fidanëve dhe kërkesat kryesore që duhet të plotësojnë serrat janë :

Kasetat për prodhimin e fidanëve. Prodhimi i fidanëve perimorë mund të realizohet në kaseta polisteroli (bukë peshku), ose plastike.Pavarësisht nga materiali që prodhohen, kasetat ndryshojnë në numrin, madhësinë dhe formën e qelizave (moduleve) të tyre.Kasetat prej polisteroli janë më të përdorshmet, kryesisht për shkak të kostos më të ulët.Vitet e fundit nën ndikimin e kërkesave për ruajtjen e mjedisit, këto të fundit janë duke u zëvendësuar me kaseta plastike të ngurta.zakonisht kasetat plastike shfrytëzohen për shumë mbjellje me radhë, por edhe kasetat prej polisteroli mund të shfrytëzohen për më shumë se një mbjellje. Në çdo rast, shfrytëzimi i përsëritur i kasetave duhet të shoqërohet me dezinfektimin paraprak të tyre me fungicide dhe insekticide me rreze të gjerë veprimi.Zhytja e tyre për disa sekonda në vaska të mbushura me tretësirë të përqendruar sulfat bakri (gur kali) prej 3 % është metoda më e thjeshtë.

Ndërsa përmasat e kasetave janë pak a shumë të unifikuara (për të mundësuar mbjelljen e mekanizuar të tyre), përcaktimi i numrit të fidanëve që do të prodhohen në çdo kasetë (numri i qelizave që gjenden në çdo kasetë), gjendet në varësi të bimës që do të mbillet, sezonit të prodhimit (intensitetit të ndriçimit në kohën e prodhimit të fidanëve) dhe kohës së parashikuar për qëndrimin e fidanëve në kaseta (moshës së fidanëve). Si rregull, bimët e familjes bostanore (kastraveci, pjepri, shalqini), kërkojnë më shumë hapësirë, se sa solanoret (domatja, speci, patllixhani), kryqoret (lakra, lulelakra, brokoli) dhe qeporet (qepa, preshi). Për rrjedhojë, numri i qelizave në kasetë rritet nga kungulloret, tek solanoret, kryqoret dhe qeporet.Ndërkaq, për të njëjtën bimë, numri i fidanëve për kasetë të prodhuar në sezonin e pranverës, është më i vogël se ai i fidanëve të prodhuar në sezonin veror.

Substrati për mbushjen e kasetave : Substrati që shfrytëzohet për mbushjen e kasetave njihet ndryshe edhe si komposto. Ndonëse, kompostot për prodhimin e fidanëve mund të prodhohen edhe në mënyrë artizanale (nëpërmjet dekompozimit të mbeturinave organike, plehrave të stallës, etj), shfrytëzimi i kompostove të prodhuara nga industria është më i sigurt dhe më efektiv.Por pavarësisht nëse kompostoja që do të shfrytëzohet për prodhimin e fidanëve, është e prodhuar në mënyrë industriale apo artizanale, ajo duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e mëposhtme:

-të jetë fizikisht uniforme dhe të ketë rrjedhje të lirë për të lejuar mbushjen uniforme të moduleve,
-të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse, të mos humbasë strukturën gjatë ujitjeve, por njëkohësisht të lejojë njomjen e lehtë në rast se thahet,
-të sigurojë një mjedis uniform për rritjen dhe të mundësojë krijimin e një lëmshi rrënjësh që të mos shpërbëhet pas daljes nga modulet,

Përmbajtja e plehrave në komposto është e rëndësishme dhe do të ishte e dëshirueshme që ajo të përmbajë në sasi të mjaftueshme të gjithë makro dhe mikroelementet e nevojitura. Megjithatë, rritësit e fidanëve kanë mundësi të shumta të kontrollojnë rritjen e fidanëve me anë të plehërimeve të lëngshme.Ndryshimi i përmbajtjes së azotit në komposto është mënyra kryesore e kontrollit të rritjes së fidanëve.

Cilësia e farave.Kërkesë esenciale e prodhimit industrial të fidanëve është cilësia e lartë e farave.Është shumë e rëndësishme që farat krahas fuqisë së lartë mbirëse të kenë gjithashtu energji të lartë mbirëse. Si rregull farat që përdoren duhet të kenë fuqi mbirëse jo më pak se 90 %. Humbja e energjisë mbirëse të farave është në shumicën e rasteve tregues i kohës së gjatë të prodhimit të tyre (vjetrimit), ose i kushteve të papërshtatshme të ruajtjes.

Elementët bazë të teknologjisë së prodhimit të fidanëve perimorë.
Mbushja dhe mbjellja e kasetave.Mbushja e kasetave me komposto mund të behet me dorë, ose në formën e mekanizuar. Mbushja duhet të realizohet nëpërmjet rrjedhjes së lirë të substratit në qeliza,në rrafsh me sipërfaqen e tyre. Pas mbushjes me substrat, kasetat shkunden lehtësisht, por nuk është e nevojshme që mbi substrat të ushtrohet forcë për ta ngjeshur.Ngjeshja e tij realizohet lehtësisht nëpërmjet ujitjeve të mëvonshme.

Makine mbjellese me vakum.
Mbjellja e farave në kaseta, gjithashtu mund të bëhet me dorë, ose e mekanizuar, nëpërmjet makinave mbjellëse me vakum.Pas mbjelljes tavat mbulohen me një shtresë të hollë vermikuliti, pas të cilit makinat moderne të mbjelljes bëjnë ujitjen automatike të kasetave.Në rast të kundërt kjo ujitje duhet të bëhet me dorë, në formë shiu, por duke treguar kujdes që rryma e ujit të mos zbulojë ose zhvendosë farat e mbjella.Ujitja duhet të jetë e tillë që mundësojë lagien e plotë dhe uniforme të substratit në të gjithë thellësinë e qelizave.Për të lehtësuar këtë proces, nëse substrati paraqitet në gjendje të thatë, laget mjaftueshëm përpara mbushjes së kasetave.

Mbirja. Kasetat duhet të vendosen në dhomat e veçanta të para mbirjes në paleta (100-150 kaseta/paletë) deri sa të fillojë mbirja. Temperatura në këto mjedise, deri në shfaqjen e mbirjeve të para, mbahet në nivelin 25-28 0C.Koha e qëndrimit të kasetave në këto mjedise zgjat 48 deri në 72 orë, në varësi nga lloji i species dhe energjia mbirëse e farave.Në përgjithësi, koha e qëndrimit të farave të bimëve të familjes solanore është me e gjatë.Menjëherë me shfaqjen e fillesave të mbirjeve të para, kaseta dërgohen në serë, ekspozohen në dritë të plotë, ndërkohë që temperatura e mjedisit zbret në 12-16 0C.Në këto kushte, mbirja e solanoreve përfundon për 5-7 ditë, e kungulloreve për 3-5 ditë dhe e kryqoreve për 2-3 ditë.