Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ujitja e kopshteve dhe parqeve - Bujqesia.eu

Ujitja e kopshteve dhe parqeve

0

ujitja-e-kopshteve-dhe-parqeveUjitja më efikase artificiale është ujitja që i përngjanë më së shumti dukurisë natyrore, -shiut. Kjo vlen njësoj për të gjitha sipërfaqet e gjelbra, prej parqeve publike dhe terreneve sportive dhe deri tek parqet private. Teknologjia e sofistifikuar e sistemeve për ujitje , të cilat në mënyrë profesionale shfrytëzohen në terrenet sportive, është e përshtatur edhe për sipërfaqe të vogla, siç janë parqet dhe kopshtet private.

Vetëm me sistemin profesional për ujitje mund të arrihet që parku ose kopshti të fitojë kushte ideale, që do tu mundësojnë bimëve, shkurreve dekorative dhe drurëve jetë të gjatë.

Që ujitja të jetë efikase, duhet garantuar:
o distribuimin e njëtrajtshëm të ujit për çdo lloj të bimëve
o mundësinë e ujitjes gjatë natës, që të pengohet dhe të zvogëlohet stresi termik i bimëve
o shfrytëzimi optimal i rrymës dhe ujit, në saje të rregullimit dhe shkyçjes automatike të sistemin në rast të shiut
o kursimin e kohës dhe të fuqisë së punës, duke u ofruar bimëve kujdes ideal dhe konstant
o qëndrueshmëri maksimale të sistemit në çdo situatë, prandaj edhe me rastin e verës së nxehtë dhe të thatë.
Sistemet e ujitjes
Mënyrat e shumta të ujitjes, të cilat janë zhvilluar gjatë kohës, mund të radhiten në katër metoda
o ujitja sipërfaqësore
o ujitja nëntokësore
o ujitje në formë shiu
o ujitje pikë-pikë

Ujitja sipërfaqësore, kur uji në shtresë të hollë stagnon ose rrjedh në sipërfaqe të tokës duke depërtuar në tokë deri tek thellësia e zhvillimit të rrënjës, por nuk është e zakontë për ujitjen e kopshteve dhe të parqeve.

Ujitja nëntokësore, kur uji sillet me kanale të hapura ose me gypa nëntokësor duke depërtuar në tokë duke u ngjitur me forcë kapilarësh deri tek zona e rrënjëve – gjithashtu nuk praktikohet për ujitje të kopshteve dhe parqeve.

Ujitja në formë shiu është metodë që ka filluar të praktikohet me zhvillimin e makinave efektive dhe të spërkatësve. Pajisja teknike e avansuar mundëson sjelljen e ujit për ujitjen sipërfaqësore duke simuluar shiun. Uji në sistemin në formë shiu është nën presion dhe duke dalur nga gypi nën presion spërkat tokën/ose bimët. Më së shumti shfrytëzohet tek ujitja e kopshteve dhe parqeve.

Ujitja e lokalizuar është metodë kur uji me shtypje të vogël sillet në parcelë dhe ujitet vetëm një pjesë e sipërfaqes së përgjithshme. Laget vetëm vendi ku zhvillohet masa kryesore e rrënjës. Më së shumti shfrytëzohet në vise ku rezervat e ujit për ujitje janë të kufizuara. Gjithashtu shfrytëzohet për ujitjen e kopshteve dhe parqeve.

Ujitja në formë shiu
Ujitja në formë shiu bëhet sipas parimit të automatizimit duke futur përcjelljen me kompjuter dhe kontrollit të tërë sistemit.
Pjesët themelore të sistemit për ujitje në formë shiu janë: pompa që pompon ujin nga burimi, siç është akumulimi, puset, kanali ose ujësjellësi dhe nën presionin e duhur futet në sistemin për ujitje. E fut në punë motori me djegie të brendshme ose elektromotori.

Pompa nuk është e nevojshme nëse uji në burim është nën presion. Gypi kryesor nëpër të cilin uji përcillet nga pompa deri tek gypat përcjellës. Tek sistemet stabile, gypi kryesor më së shpeshti vendoset nën sipërfaqen e tokës, kurse sistemet përcjellëse mundësojnë bartjen e gypave nga një sipërfaqe në një sipërfaqe tjetër. Gypat nën tokë janë zakonisht nga çeliku, azbesti me çimento ose nga plastika.

Gypat shpërndarës ose lateralë sjellin ujin nga gyp sjellësi kryesor deri tek spërkatësit. Ata mund të jenë bartës ose stabil dhe janë të ndërtuar nga materiali që është i ngjashëm me gypin kryesor, por që kanë diametër më të vogël.

Spërkatësi është pjesa më e rëndësishme e sistemit, sepse nga ai varet efektiviteti i tërë sistemit. Pjesët kryesore të spërkatësit janë koka dhe vrushkulli. Spërkatësi hedh ujin nën presion nëpër hapësirës së vogël ose vrushkullit. Intensiteti i ujit varet nga vrushkulli dhe presioni i ujit. Shumica e spërkatësve tokën e lagin në formë rrethi, edhe pse ka edhe tipa tjerë të lagies.

Çdo spërkatës ka këto karakteristika:
o Presioni punues (kPa) i nevojshëm për shpërndarjen e mirë të ujit
o Rrjedha ose sasia e ujit që e spërkatë (m3h-1)
o Distanca deri ku arrin uji
Sot në treg kemi numër të madh spërkatësish, të cilët klasifikohen sipas:
o tipit
o shtypjen nën të cilën punojnë
o forma e lagies: rrethi i plotë apo një pjesë e rrethit
o intensiteti i shiut
o numri i vrushkujve, një apo më shumë

Me rastin e zgjedhjes së spërkatësve është e nevojshme që të arrihet kombinimi i tillë i distancës midis tyre, shtypjes dhe madhësisë së vrushkullit, me të cilën arrihet intensiteti i dëshiruar i ujitjes dhe shpërndarja e njëtrajtshme e ujit. Spërkatësit janë më të efektshëm nëse punojnë brenda shtypjes që prodhuesi e ka specifikuar.

Nëse shtypja është shumë e vogël, vrushkulli nuk do të shpërndahet sa duhet dhe shumica e ujit në pika të mëdha do të bjerë në anët e jashtme të hapësirës së lagur. Nëse shtypja është e madhe, vrushkulli është shumë i fuqishëm dhe shkakton mjegull dhe shumica e ujit bie në afërsi të spërkatësit.

Sot në treg kemi zgjedhje të madhe të spërkatësve dhe vrushkujve për ujitjen e kopshteve dhe parqeve. Spërkatësit mund të jenë statikë dhe dinamikë. Spërkatësit statikë që përdoren për ujitjen e parqeve dhe kopshteve zakonisht kanë largësi deri në 5 m, kurse për parqe me sipërfaqe mesatare përdoren spërkatës me largësi prej 6 deri 10, madje dhe deri në 16 m.

Spërkatësit dinamikë shfrytëzohen shumë për kopshte dhe parqe sepse lehtë përdoren dhe janë mjaft të përshtatshëm, mund të rregullohen në mënyra të ndryshme – rregullohet largësia, këndi i punës dhe orientohet vrushkulli. Mund të jenë mbitokësorë dhe nëntokësorë (zakonisht rreth 10 deri 15 mm.). Të gjitha rregullimet bëhen në vrushkull të spërkatësit.

Kontrolli i ujitjes në sistemet bashkëkohore për ujitje bëhet me ndihmën e programatorit. Programatorët mund të jenë statikë dhe elektrikë.

Programatorët statikë janë të dedikuar për viset që nuk kanë energji elektrike dhe atje ku ujitja e thjeshtë është e mjaftueshme (p.sh. kopshtet private). Është i thjeshtë për programim ka vetëm një sustë. Ky është programator me bateri, i lidhur me hidraulikë. Programimi është i lehtësuar për shkak të mundësisë së ndarjes së pjesës elektronike nga pjesa hidraulike.
Ka shumë lloje të programatorëve elektrikë, mund të programohen dhe në vete përmbajnë kalendarin prej 365 ditësh. Disa lloje mund të programohen edhe nga distanca me pilot programator. Shumica e tyre përmbajnë senzorë për shi.