Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ujitja e pemëtoreve - Bujqesia.eu

Ujitja e pemëtoreve

0

ujitja e pemtoreve

Ujitja duhet te fillohet te behet vetëm ateherë kur toka ne shtresen e te gjithe trashesine e vendosjes se sistemit rrënjor te pemeve, te ketë arritur ne vlerat rreth 75-80% e kapacitetit ujembajtes te saj. Ujitja mund te behet me brazda dhe sasia e ujit për një ujitje duhet te jetë rreth 600-700 m3 uje/ha (e cila ndryshon ne varesi te përbërjes fizike te tokës).

Ujitja gjatë te gjithe përiudhes se vegjetacionit (Prill-fillimi i Shtatorit) duhet te përseritet 3-5 herë, ne varesi te reshjeve. Nese reshjet mungojne ujitjet duhet te behen ne një interval ne çdo 15-20 dite. Thellesia e ujit për çdo ujitje duhet te shkoje ne rreth 50-80 cm, ku është edhe pjesa me aktive e sistemit rrënjore. Uji është mire te merren nga lumenjt ose rezervuaret pasi temperaturat e tyre zakonisht jane mbi 150C.

Ujitjet e tepërta dhe me pa mundesi kullimi, ndikojne për keq, sepse largojne ajrin dhe krijojne asfiksine e sistemit rrënjor. Gjithashtu ne tokat ranore ndodh fenomeni i shplarjes se lendeve ushqimore dhe rendimenti ulet se tepërmi. Nga ana tjetër ujitja me ane te sistemit ujites me pika, është forma me ideale, sepse nëpërmjet saj realizohet jo vetëm sasia e nevojshme për njësine e kohes por gjithashtu mund te realizohet edhe pleherimi suplementar me plehra kimike.

Uji është i domosdoshem per te tretur elementet ushqimore që ndodhen ne toke dhe per ti transportuar ato ne trupin e bimëve. Me pas këto elemente i nënshtrohen një sere reaksioneve bio-kimike te cilat me pas transformohen ne lende organike që shkojne per rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe te fruave. Është perllogaritur që ne pemet e grupit te faroreve si dardhat, mollet, ftojte, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te duhet te transpirojne rreth 350-500 njësi uje.

Ndërsa ne pemet e grupit te bërthamoreve si pjeshket, kumbullat, qershite, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te transpirojne rreth 250-350 njësi uje. P,sh, nëse marrim një peme molle e cila ne një vit prodhon rreth 50 kg gjethe, 30 kg llastarë te rinj dhe 120 kg fruta, (gjithësejte 200 kg) dhe me një koeficent te lendes se thate rreth 30%, do te thote se per një vit kjo molle prodhom rreth 60 kg LTh (lende te thate). Duke ditur se per 1 kg LTh. i duhen 350-500 litra uje, do te thote se kjo peme per një vit duhet te transpiroje rreth 21000 deri 30 000 litra uje (60×350=21 000 ose 60 x 500=30 000), ose 21-30 m3 uje.

Sasia e reshjeve që bien ne vit ne Shqiperi është rreth 900-1100 mm/vit ose rreth 9000-10000 m3 uje/ha (1mm shi/ha=10m3 uje/ha). Kjo sasi është teper e mjaftueshme nëse një pjesë e tij nuk rreshqet nga siperfaqja e tokes, apo humbjet e tjera, pa perfshire ketu shperndarjen e keqe te reshjeve (kryesisht Vjeshtë-Dimër). Nga bilanci që bëhet per perudhen e vegjetacionit, kuptohet se bimët kanë nevoje per ujitje. Keshillohet që toka e pemetores gjatë vegjetacionit te mbaje 60-75 % uje ndaj kapacitetit ujembajtes te saj.

Periudha me kritike per uje te pemet frutorë shfaqet pas lulezimit ose gjatë fazes se rritjes se frutave dhe gjatë pjekjes se tyre. 

Mungesa e lagështires reflektohet ne fillim, me renien e frutave, me pas me renien e gjetheve. Neqoftese thatesira vazhdon pemet kalojnë ne qetesi te detyruar. Nëse thatesira vazhdon akoma, bimët fillojne te thahen ne fillim degëzat skajore dhe me pas ato skeletore dhe me pas akoma vazhdon deri ne trungun kryesor. Një rol te rëndësishem luan nënshartesa. Nëse nënshartesa është e eger (sepse i rezistojne me mirë thatesires), ajo ka mundesine te siguroje sasine e duhur te ujit per bimën. Nëse bimët janë te shartuara me nënshartesa vegjetative, ato janë predispozuara te vuajne nga thatesira.

Afatet me te pershtatshme te ujitjeve jane:

            1-Ujitje ne fillim te vegjetacionit, perdoret ne rastet kur gjatë Dimërit nuk ka patur reshje te bollshme. Ne kete rast bimët ujiten 2-3 jave para lulezimit. Kjo mase krijon rritje te mirë te sistemit rrenjor te pemeve dhe premisa per një lulezimi normal. Zakonisht kjo ujitje nuk bëhet ne vëndin toke sepse reshjet ne kete periudhë zakonisht nuk janë prezente.

2-Ujitje pas lulezimit, konsiston ne ujitjen e pemeve 15-20 ditë pas lulezimit. Kjo faze perkon nga fundi i Majit. Ne kete periudhë pemet nxiten per rritje intensive te llastarëve, te gjetheve dhe te frutave.

3-Ujitje e Qershorit, konsiston ne ujitjen e trete te pemeve e cila perkon me Rrezimin e Frutave te Qërshorit. Kjo ndikon ne ate që pemet te realizojne një rritje intensive te llastarëve, te gjetheve, frutave dhe ndihmon ne fillimin e diferencimit te sytheve frutorë per vitin e ardheshem.

4-Ujitje ne Korrik-Gusht, konsiston ne realizimin e 3-4 ujitjeve. E para bëhet ne mesin e Korrikut dhe ujitjet e tjera ne intervale çdo 15-20 ditë. Këto ujitje ndikojne ne rritjen e frutave dhe ne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardhshem.

5-Ujitje pas vjeljes, konsiston ne realizimin e ujitjes pasi te jenë vjelur frutat. Ujitja ne kete faze ndihmon ne rritjen e aktivitetit fotosintetik te gjetheve dhe krijimin e rezervave ushqimore per vitin e ardhshem.