Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ulen çmimet e Prodhimeve Blegtorale - Bujqesia.eu

Ulen çmimet e Prodhimeve Blegtorale

0

cmimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“  TM1 2015 (2010 = 100).

Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e parë (TM1) të viteve 2010 – 2015. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Po ashtu, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e parë të vitit 2015 Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për (-8.0%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2014. Kurse, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bimore ka rënie për (-8.2%) në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Ndërkaq, Indeksi total i Prodhimeve Bujqësore ka rënie për (-8.0%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.