Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 USAID-i krijoi 6000 vende të punës. - Bujqesia.eu

USAID-i krijoi 6000 vende të punës.

0

Foto1

 

Foto2

Programi i USAID-it “Mundësitë e reja për biznes”, ka shënuar sot përmbylljen e programit në mbështetje të sektorit të bujqësisë, ku u tha se ndihma nga USAID-i, nuk do të përfundojë me kaq. Ky program ka gjeneruar rreth 6 mijë vende të reja të punës, si dhe ka pasur rreth 23 milionë eksport në rajon.
Në muajin shkurt të vitit2011, USAID dhuroi programin mundësitë e reja në bujqësi i dizajnuar për të pasur sukses për të rritur prodhimin bujqësorë në Kosovë dhe për të gjeneruar vende pune në këtë sektor.
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jacabson u fokusua në disa nga të arriturat e këtij projekti që ka sjellë në Kosovë, ku tha se 100 milionë dollarë janë prodhimet e ngritura në sektorin e agrikulturës, 6 mijë vende të reja punë në bujqësi, futja e 11 produkteve ushqimore dhe të perimeve të ndryshe të cilat ose nuk janë prodhuar kurrë më parë.
“Është e mrekullueshme të shohësh Kosovën duke eksportuar qumësht, molla, safari urbs nëpër Evropë dhe rajon dhe duke bërë emër për Kosovën në fushën e bujqësisë. Këtë nuk do të mund ta arrinim pa bashkëpunimin e pandërprerë me Qeverinë e Kosovës. Dua ta falënderoj ministrin në shkuarje të bujqësisë, Blerim Stavileci për bashkëpunimin dhe punën e pandalshme që ministria juaj ka bërë dhe sepse na keni mundësuar të jemi pjesë e planit të bujqësisë të 2010-es dhe ne mezi presim të punojmë me ju në punën tuaj të re po ashtu. Ky projekt është fokusuar në bujqësisë nëpër tërë Kosovën, veri, jug, perëndim dhe lindje, dhe më bëhet qejfi që shoh disa nga kryetarët e komunave sot këtu”, ka thënë ajo.
Jim Hope, drejtor i misioni të USAID-it në Kosovë, tha se ky program ka gjeneruar rreth 6 mijë vende të punës, si dhe ka pasur rreth 23 milionë eksport në rajon. “Do të doja që vërtetë ta falënderoja ministrin dhe stafin e tij për përkrahjen e qëndrueshme dhe udhëheqjen e madhe që e kanë bërë për ta ndihmuar këtë program të këtë një ndihmë kaq pozitiv në sektorin bujqësor të Kosovës. Pa kontributin tuaj nuk do t’ia dilnim pa udhëheqësin tuaj. Dhe ai ndikim është goxha mbreslenes, siç edhe ambasadorja e tha më shumë se 100 milionë dollarë në shitje, 80 milionë të brendshme dhe gati 23 milionë eksport në rajon dhe ndoshta më e rëndësishmja krijimi i më shumë se 6 mijë vendeve të reja të punës me orar të plotë, gjë që është absolutisht themelore, pra këto janë rezultate mjaft të rëndësishme”, ka thënë ai.
Ndërsa, Sami Uka, kultivues i mjedrës tha se ne jetojmë në një regjion ku bujqësia është njëra ndër mundësitë më të mëdha që krijon të hyra dhe të ardhura për familjet tona.
“Bujqësia tradicionalisht është përcjellë brez pas brezi, mirëpo një bujqësi tradicionale quhet me kultivimin ekulturave tradicionale të cilat për fat të keq kohëve të fundit kanë ose më mirë me thënë pas luftës kanë krijuar një destimulim tek njerëzit që dëshirojnë të merren me bujqësi sepse kostoja e tyre e lartë shpenzime e prodhimit mundësia e plasmani te shtirë e gjëra të tilla ne në këtë drejtim kemi dashur dhe kemi bërë përpjekje që të ndryshojmë diçka nga bujqësia tradicionale dhe në këtë drejtim kemi hulumtuar dhe kemi vërejtur e kemi konstatuar se vërtetë është regjioni ku ne jetojmë ka kushte ideale për të zhvillimin kulturave të frutave të imëta”, tha ai. /Telegrafi/