Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ushqimet e duhura për një lëkurë perfekte. - Bujqesia.eu

Ushqimet e duhura për një lëkurë perfekte.

0

Fytyra

Frutat dhe perimet janë dhe produkte më të këshilluara për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Lëkura është një element delikat i cili ka një ndikim të theksuar dhe tek mënyra se si hamë apo i gatuajmë ushqimet.
Disa ushqime gatuhen në furrë, zihen apo skuqen për të lehtësuar tretjen. Por gatimi mund të modifikoje vlerat ushqimore, mbi të gjitha kur mendojmë për vitaminat.
Cocktail vitaminik për lëkurën
Vitamina C për shembull nuk është vetëm një ndihmë kundër të ftohtit por edhe shumë efikase për zbardhjen e njollave në lëkurë. Gjendet më së shumti në agrume por edhe në qershi dhe në shumë perime të tjera. Për këtë ekspertet këshillojnë te konsumojmë ushqime të pasur me vitamina pa i kaluar në asnjë lloj përpunimi gatimi.
Kujdes me karotenoidet
Karotenoidet janë një aleat shume i çmuar për ngjyrën, ato gjendet në fruta dhe perime me ngjyra. Për këtë ka disa njerëz qe para verës fillojnë te konsumojnë sasi te mëdha karotash për të përgatitur lëkurën për një nxirje uniforme dhe të theksuar. Por bëni kujdes, për tu asimiluar nga organizmi ynë karotenoidet duhet te shoqërohen me yndyra vegjetale si vaji i ullirit.
Qumësht, vezë
Vitamina A apo retinoli është një alet shume i mire kundër moshës. Këtë e dini mire te gjitha firmat kozmetike te cilën e bëjnë pjese drejt e ne formulat e serumeve te tyre apo kremrave. Ne tavoline e gjejmë tek qumështi, djathi, vezët.
Si ti konsumojmë? Qumësht dhe djathë janë te përpunuar kështu qe nuk ju nevojitet ti gatuani për ti konsumuar, për sa i përket vezëve këto mund te konsumohen me mire te ziera.