Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ushqimi mesdhetar për kujtesë më të mirë. - Bujqesia.eu

Ushqimi mesdhetar për kujtesë më të mirë.

0

Ushqim mesdhetar

Hulumtime të shumta kanë dëshmuar që ushqimi mesdhetar është i shkëlqyeshëm për shëndetin, por hulumtimi i ri i publikuar në revistën “Neurology” tregon që ushqimi mesdhetar përmirëson kujtesën.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që ushqimi mesdhetar ndihmon dobësimin, redukton rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemi i qarkullimit të gjakut, përmirëson disponimin, lehtëson simptomat e depresionit, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 17.000 persona, të moshës mesatare prej 64 vjeç. Rezultatet e hulumtimit, i cili ka zgjatur 4 vjet kanë treguar që personat, të cilët çdo ditë hanë ushqim mesdhetar kanë 13 për qind kujtesë më të mirë, në krahasim me personat që rrallë apo kurrsesi nuk hanë llojin mesdhetar të ushqimit.
Kjo nuk do të thotë që duhet të ndryshoni tërë regjimin e ushqimit.
Ju sjellim disa këshilla me ndihmën e të cilave ushqimin e përditshëm do ta bëni edhe më të shëndetshëm:
• Në vend të pulës së pjekur ose të zier hani salmon të paktën një herë ose dy herë në javë.
• Në vend të blerjes së salcës për sallata, të cilat në parim janë të mbushura me sheqer dhe kalori, përgatitini vetë. Përdorni mëlmesa bimore, vaj ulliri, uthull molle ose vere, lëng limoni ose limetë.
• Për kafjall hani corn flakes, të cilat janë burim i përkryer i fibrave. Në to mund të shtoni frutat e preferuara të freskëta, pak mjaltë ose kanellë.
• Si pjatë të dytë më shpesh hani perime të ziera me hudhër, vaj ulliri ose mëlmesa bimore.
• Me ushqim pini një gotë verë të kuqe.