Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vaji i bimëve kundër dëmtuesve të pemëve dhe perimeve - Bujqesia.eu

Vaji i bimëve kundër dëmtuesve të pemëve dhe perimeve

0

bimetVaji (natyror) i bimëve gjithnjë e më shumë po aplikohet në mbrojtjen e bimëve. Vajrat e bimëve kanë zbatim në luftimin e dëmtuesve dhe të shkaktarëve të sëmundjeve. Vaji nga soja shfrytëzohet për luftimin e shkaktarëve të vrugut të bimëve të kopshtarisë dhe të bimëve zbukuruese. Vajrat e bimëve, në krahasim me insekticidet sintetike dhe me akaricidet, kanë disa përparësi, siç janë:

– Veprojnë në mënyrë mekanike tek insektet, kështu që rreziku nga rezistenca është i ulët,
– Numri i trajtimit nuk është i kufizuar,
– Nuk rrezikojnë në masë të dukshme popullatën e parazitoideve,
– Janë relativisht të parrezikshme për njeriun dhe kafshët shtëpiake dhe të egra.

Vaji ndikon në sipërfaqen e insektit duke e ngulfatur insektin pasi që i mbyllë vrimat nga të cilat ai merr frymë. Përfshirja e plotë e bimëve ose e pjesëve të bimëve është e domosdoshme, në mënyrë që insektet të jenë në kontakt me të. Në këtë mënyrë shfrytëzohet disa preparate në bazë të vajit nga kolëza për shkatërrimin e vezëve të disa dëmtuesve, kurse preparateve në bazë të insketicideve natyrore shpesh u shtohet një sasi e caktuar të vajrave të bimëve me qëllim të shtimit të efikasitetit.

Vaji nga kolëza përdoret për asgjësimin e morrave të bimëve Myzuspersicae tek specat, Bervicorynebrassicae tek lakra, Trialeurodesvaporarirorum dhe Tetranychusurticae tek trangujt në serra dhe acopsyllapyri tek dardhat.