Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vazhdon heqja e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë për produktet bujqësore - Bujqesia.eu

Vazhdon heqja e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë për produktet bujqësore

0

memli

Në vazhdën e heqjes së barrierave mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkëmbime tregtare të produkteve bujqësore, sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti ka nënshkruar vendimin për njohjen e certifikatës veterinare për vezët që prodhohen në Kosovë. Vendimi u nënshkrua sot në Prishtinë gjatë takimit mes Ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ministrit Edmond Panariti. Po ashtu është në finalizim e sipër edhe legjislacioni për unifikimin e standardëve të cilësisë së miellit. Për këtë së shpejti pritet të ketë nënshkrime të vendimeve nga të dyja shtetet.

Këto zhvillime vijnë edhe pas heqjes së barrierave për eksportin e rrushit nga Kosova për në Shqipëri.

Me këtë rast, ministri Memli Krasniqi falënderoi homologun Panariti për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi vullnetin për të avancuar tutje përkushtimet dhe zotimet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Krasniqi, tha se vizita e ministrit Panariti vjen vetëm pak ditë pas vizitës që e kishin bashkë me presidenten e vendit në Shqipëri, ku atje ai tha se kanë diskutuar gjerë e gjatë dhe në detaje për shumë çështje që ndërlidhen me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve tregtare.

“Më vjen mirë që menjëherë pas këtij takimi kishte një reagim pozitiv të të dy palëve në radhë të parë nga pala shqiptare, ku siç e dini menjëherë u morën hapa për të lehtësuar eksportin e rrushit nga Kosova në Shqipëri. Tash janë ndërmarrë edhe hapa tjerë që ndërlidhen me krijimin  e mundësive për eksportin të vezëve nga Kosova në Shqipëri, dhe jemi në fazën e finalizimit të unifikimit të standardeve të cilësisë edhe për produktet tjera, duke përfshirë edhe miellin, që është diskutuar në të kaluarën  por edhe për çështje tjera të natyrës së bashkëpunimit tonë”, tha ministri Krasniqi, duke shtuar se të gjitha këto hapa që janë ndërmarrë shkojnë drejt arritjes së një objektivi të përbashkët që është krijimi i një tregu unik, i cili krijon mundësi shumë më të mëdha fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, ministri Krasniqi, tregoi se angazhimi i tij dhe ministrit Panariti, por edhe i dy qeverive të tyre është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve. “ Jemi pajtuar që marrëveshjet tona të mos mbesin vetëm në letër, por do të krijojnë efekte pozitive zhvillimore për ekonominë e dy vendeve tona, kështu që mua më mbetet vetëm të falënderoj ministrin për lidershipin e tij në këtë proces të përbashkët”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, Ministri Edmond Panariti, tha se bashkë me ministrin Krasniqi u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe takime të shpeshta që të adresojnë në mënyrë të drejtpërdrejt sfidat e përbashkëta. Ai tha se bujqësia është pjesë thelbësore e bashkëpunimit mes dy vendeve e që shkon në funksion të zhvillimit ekonomik.

“Obligimi ynë i përbashkët është që ato pikat e marrëveshjes ne tashmë t’i materializojmë në arritje konkrete dhe unë jam këtu për të shpallur para jush se Shqipëria ka hapur dyert për produktet kosovare duke konkretizuar idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pa barriera, me lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe ne këtë kuadër unë sapo nënshkrova njohjen e certifikatës veterinare, por edhe certifikata tjera fitosanitare për vezët dhe tash mirëpresim eksportet e vezëve nga Kosova. Po ashtu, tashmë jemi në prag të finalizimit të një dokumenti të përbashkët për njohjen reciproke të standardeve të cilësisë së miellit që unë do të kem kënaqësinë që të nënshkruajmë këtu ose në Tiranë, dhe nuk do të kemi më histori që kanë ndodhur në të kaluarën për bllokime të mallrave ushqimore”, tha ministri Panariti.

Ministri Krasniqi dhe Panariti kanë diskutuar edhe për hapat tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen për unifikimin e standardeve tjera në sektorin e bujqësisë.

Të dy ministrat pas takimit kanë vizituar Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse, që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë panair po marrin pjesë prodhues nga Kosova, Shqipëria vende të rajonit dhe Evropës.