Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vazhdon përkrahja e USAID-it për bujqësinë - Bujqesia.eu

Vazhdon përkrahja e USAID-it për bujqësinë

0

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së SHBA-ve për Kosovën për zhvillimin  mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë në zinxhirin bujqësor të vlerës.

USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues, si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve, të cilët janë aktorë kyç në zinxhirin bujqësor të vlerës,  një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurt dhe me kosto të përballueshme.

Kjo nismë do të vë theksin në partneritetet ndërsektoriale që lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme

Po ashtu synohet edhe fuqizimi i femrave dhe përfshirjen e të rinjve, edukimin mbi sigurinë e ushqimit, programet e certifikimit që mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe evropiane.

Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale.