Verticilioza prek 160 lloje bimësh

0

image001

Verticillium dahliae Kleb – Është një sëmundje shumë polifage e cila prek rreth 160 lloje bimësh, si ato barishtore ashtu edhe disa bimë drunore. Nga bimët me të prekura prej kësaj kërpudhe përveç specit janë; domatja, patllixhani, pambuku, duhani, lule dielli, pjepri/shalqini, patatja, kajsia, kumbulla, bajamja, qershia, e shumë të tjera.

Duke qenë se kjo sëmundje zhvillohet si tipike nëpër traketë e enëve përçuese, ka marre dhe emërin Trakeomikozë. Kjo sëmundje shfaqet me tepër në fazën kur bimët janë në frutifikimin masiv ose gjatë pjekjes teknike apo batanike të frutave.

Verticillium albo-atrum Reinke Berth- Shënjat e para kjo sëmundje, i shfaq me vyshkjen e gjetheve qe ndodhen në katet e para. Ajo fillon me vyshkjen e majave të gjetheve të cilat varen poshtë, por pa e ndryshuar ngjyren e gjelbërt. Shënja karakteristike e kësaj kërpudhe është se vyshkja në fazat e para të zhvillimit të saj, mund të shkaktoi vyshkje anësore (unilaterale).

Kjo dukuri shkaktohet sepse fillimisht kjo kërpudhe bllokon enët vaskulare të një ane ose sektori të kercellit. Për pasoje shkaktohet edhe vyshkja e njëres anë të bimës. Me të dukshme këto shënja janë në oret e nxehta të ditës. Me kalimin e ditëve këto gjethe e humbin ngjyren jeshile duke kaluar në të verdhe, me tej në të kafejtë dhe me pas në trajtën e njollave. Me vonë këto gjethe përdridhen dhe thahen duke qëndruar të varura në bimë, e cila është si një shënjë karakteristike e kësaj sëmundjeje. Gradualisht vyshkja e gjetheve kalon në katet me të larta të bimës.
Meqenëse kjo kërpudhe zhvillohet në trajtën e një trakeomikoze kronike por me zhvillim të ngadaltë, derisa bima të mund të dëmtohen plotësisht, mund të krijohet mundesia e marrjes të një sasie të prodhimit. Simptoma tipike të kësaj trakeomikoze, zbulohet nëqoftëse kercellit kryesor do t’i bejme një prerje tërthore dhe afër bazës së tij.

Aty do të vërehen çngjyrosje të lehta dhe të shpërndara. Në fazat me të avansuara, do të vërehen njolla kafe të errëta qe shtrihen në të gjithë sistemin vaskular dhe në formë unazore. Kjo çngjyrosje zakonisht nuk vërehet në pjesën e sipërme të kercellit të bimës, megjithatë në kushtet me lagështirë të tepruar, simptomat vaskulare mund të gjënden edhe në këtë pjesë. Në faza me të avansuara të sëmundjes, frutat nuk zhvillohen normalisht, ato mbeten të vegjël.

Kërpudha shumëzohet me anë të konideve të cilat formohen në konidesporet. Ato shpesh gjënden në formë tufe, por edhe të shpërndara në micelin e kësaj kërpudhe. Dimërimi i ketij patogjeni realizohet nëpërmjet qendrimit te konideve në mbeturinat bimore saprofite dhe të infektuara. Këto mikroorganizma mund të gjënden edhe në tokë dhe në thellesinë deri ne 30 cm.

Madje ato mund të mbeten vitale për shumë vitë me radhe dhe kjo favorizohet nga struktura rezistente e mikrosklerotëve. Transmetimi i kërpudhes bëhet i mundur nëpërmjet plehut organik, veglave të punës, si dhe nga plaget qe mund ti shkaktohen bimëve. Konidet shpërndahen me lehtësi. p.sh., në serra, konidet mund të shpërndahen edhe nëpërmjet korentëve të ajrit, ujit, kalimit të punëtoreve në mes të rreshtave, etj.

Prekja nga kjo sëmundje mund të ndodhi qysh në farishte, sidomos në ato raste kur dherishtja është e infektuar dhe nuk janë marre masat e dezinfektimit. Si simptome kjo sëmundje shfaqet në fazën e frutifikimit. Kërpudha depërton në bimë kryesisht nëpërmjet rrënjeve, duke shfrytëzuar lezionet e provokuara nga insektet apo agjentë të tjerë.

Miceli i cili sapo ka mbirë nga konidet, tëndon të arrije enët e drurit (ksilemen), duke filluar kështu pushtimin dhe bllokimin e enëve përcuese. Miceli i zhvilluar jo vetëm qe bllokon enët përçuesë, por studimet e fundit kanë vërtetuar së kjo kërpudhe, ka dhe veprim toksik si rezultat i efekteve hormonale dhe metabolike, duke krijuar shqetësime të tjera të bimëve edhe në planin fiziologjik. Kjo kërpudhe mund të zhvillohet në temperaturat 3,5 – 30 0C.

Në temperaturat 23-250C, kjo kërpudhe është në gjëndje të prodhoj struktura mikrosklerotike qe ruhen për një kohe të gjatë dhe në kushte të disfavorshme të mjedisit. Temperaturat relativisht të fresketa (20-230C), dita e shkurtër dhe ndriçimi i ulet, bëjnë qe bimët të ulin rezistencën dhe të jenë me të ndjeshme ndaj sëmundjes.
Masat parandaluese dhe të luftimit. Karakterizohen në luftën e integruar me anë të rruges kimike dhe atë agroteknike. Disa nga këto janë:
Kërkohet një aplikim i rreptë i qarkullimeve bujqesor dhe kjo kryesisht me bimë të familjes së graminoreve (drithrave), lekuminozeve një dhe shumëvjeçare, etj, duke eleminuar me çdo kusht qarkullimin me bimë të familjes Solanaceae dhe Curcubitaceae. Rotacioni nuk duhet të jetë me pak se 5 – 6 vjeçar.
Një masë tjetër është përdorimi i llojeve të qëndrueshme ndaj kësaj sëmundjeje.

Është tepër e rëndësishme dezinfektimi i dherishtes dhe i materialit tjetër qe shërben për prodhimin e fidanave.
Gjithashtu është tepër e domosdoshme dezinfektimi i materialit inventar si; shtretërit, kasat, rrogozat, etj, me Vapam 2% dhe/ose me tretësire Gure Kali 3-5%. Preparatet e dezinfektimit të tokës mund të jenë si Metil Bromiti 60-100 g/m2, i cili mund të përdoret edhe për dezinfektimin e tokës. Një mjet tepër efikas në këtë drejtim paraqesin Diazomet me 50-80 g/m2, etj.
Është mjaf e rëndësishme qe sipërfaqja e tokës gjatë përgatitjes së saj për mbjellje, të jetë e niveluar mirë siç njhen format “kurriz peshku“ dhe “e lakuar”. E rëndësishme është qe në anjë rast të mos lihen gropa apo sope, të cilat gjatë ujitjeve janë shkaktare të burimeve të sëmundjeve. Duhet të aplikohet një sistem kullimi i përsosur. Duhet konsideruar gjithashtu së çdo vatër ujëmbajtëse, përbën në vetvete një burim i rrezikshëm infeksioni.

Tokat qe ndodhen nën mjediset e mbrojtura të jenë me çdo kusht të drenazhuara (të përhershëm apo dhe të përkohshëm qofshin).

Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, duhet qe atyre t’ju bëhen trajtime të herëpashershme me Leng Bordolez 0.75 %, Enovit 0.15 %, Zinep 0.3%, TMTD 0.3%, Ridomil 0.06%, etj.

Është tepër e rëndësishme qe dendësia e bimëve për njësi të sipërfaqes të jetë në mënyrë të atillë qe hapesirat në mes rreshtave në periudhën e rritjes intensive, të siguroje një hapesire të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit dhe futjen e rrezeve të diellit.

Ujitja me ideale është ajo me pika dhe në asnjë rast në formë shiu. Ujitja me pika jo vetëm qe siguron një uniformitet të shpërndarjes së ujit, por ajo qe është me e rëndësishme sasia e ujit për njësi të sipërfaqes është me e komandueshme. Në pamundesi të aplikimit të ujitjes me pika, ujitja në fushë të hapur mund të kryhet vetëm me brazda të shkurtëra dhe është e domosdoshme qe ujitja të filloje në parcelat qe janë me të paprekura dhe gradualisht të kaloje në ato të prekura me rëndë. Në rastin e ujitjeve me brazda është e rekomandueshme qe në krye të çdo kryebrazde të hidhen 5-10 kg/ha

Gur Kali, i cili vendoset në një thes dhe tretët ngadale sëbashku me ujin qe vjen nga kryebrazda.
Në rastet e konstatimit të bimëve të sëmura, ato duhet të shkulen me gjithë rrënje dhe të asgjësohen (digjen) sa me larg parceles.

Kur kjo sëmundje shfaqet gjatë periudhës së vegjetacionit, praktikisht nuk ka metoda të kurimit me anë të trajtimit kimik. Mjaft të rëndësishme janë kryerja e të gjitha shërbimëve teknike me qëllim qe bimët të rriten sa me të shëndosha dhe rezistente.

Megjithatë, në rastin e një mbjellje të hershme në vëndin e përhershëm, rekomandohet trajtimi me Benomyl apo Carbendazim, duke përdorur 0.5-1 g/bimë lëndë aktive. Bimët spërkaten në bazën e tyre, menjëherë sapo shohim shënjat e para të prekjes. Këto trajtime, duke i përsëritur në çdo dy-tre javë, do të ndikojnë ndjeshëm në kufizimin e zhvillimit të kësaj kërpudhe. Kjo mënyrë mund të ketë sukses, derisa temperaturat e ajrit të ngrihet në nivelin 25 – 28 °C. Mbi këtë nivel temperature, zhvillimi i kësaj kërpudhe vetëfrenohet.