Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vetitë kuruese të brokolit dhe domates - Bujqesia.eu

Vetitë kuruese të brokolit dhe domates

0

 

Broccoli-tomato-cucumber-cilantro-saladStudimet e fundit tregojnë se konsumimi së bashku i domates dhe i brokolit ngadalëson përparimin e masave kancerogjene dhe tumorin e prostatës.

Edhe për personat të cilët nuk kanë probleme me prostatën, ka prova se kombinimi i këtyre perimeve në dietën e përditshme zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe të kontraktimeve të tjera.

Studiuesit në këtë eksperiment kanë përfshirë minjtë, krahasuan efektet e konsumimit veçmas të domates dhe të brokolit me ato të konsumit bashkë. Ata zbuluan se ngrënia e të dyja perimeve së bashku ulte ndjeshëm tumorin. Studiuesit presin që të arrijnë të njëjtin rezultat edhe te njerëzit.

Domatet përmbajnë karotenoid, i cili lufton qelizat kancerogjene, si dhe mijëra fitokimikate që stimulojnë veprimtarinë kundër kancerit në trup. Gjithashtu brokoli ka përbërësit e sulfurit që njihen për një mekanizëm i cili ngadalëson rritjen e kancerit.

Një mënyrë e mire është që brokolin dhe domaten t’i kombinoni në sallatë, si në foton e mësipërme. (me ç’rast mund t’i shtoni edhe trangull)

Është thelbësore konsumimi i frutave dhe i perimeve, sepse ato kanë veti ushqyese të cilat parandalojnë kancerin në organizëm dhe sigurojnë shëndet të plotë.