Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vetitë kuruese të limonit. - Bujqesia.eu

Vetitë kuruese të limonit.

0

limoni

Limoni është një frut i cili zë një vend të gjërë përdorimi përsa i përket efekteve të shëndetshme që ai ka për shëndetin tonë. Limoni mund të përdoret i kombinuar dhe me ushqime të tjera. Më poshtë janë renditur vetitë se pse ky është një frut kaq i përdorur;
Vlera diuretike dhe dezinfektuese. Duke e pirë rregullisht atë kemi siguruar njëkohësisht largim të toksinave dhe pastrim të rrugëve urinare.
Aftësi tretëse, limoni është në gjendje të zbuese simptomat e indigjestionit , djegies së stomakut dhe tensioneve abdominale.
Pastron lëkurën e fytyrës, pasi është i pasur me vitaminëc C dhe antioksidanteve që ka me shumicë, limoni lufton radikalet e lira si dhe rrudhat e fytyrës, por edhe njollat dhe pikat e zeza.
Heq urinë, për këtë ai është shume i përdorur ne dieta te ndryshme, kjo pasi ai përmban pektinë e cila lufton edhe gjendje e urisë.
Anti grip kjo është një vlerë që e njohin të gjithë për shkak të sasisë së vitaminës C që ai mban.
Freskon aromën e gojës dhe ndihmon ne mbajtjen pastër te saj. Veçanërisht gargarat me limon janë te këshillueshme jo vetëm kur keni dhimbje fyti, por edhe nëse kemi probleme me dhembet dhe gingivet.
Largon dhimbjen, potasiumi i cili ndodhet në limon është i njohur për luftimin e ndjenjës se lodhjes te shpërqendrimit dhe mungese se humorit për shkak te mungesës se gjumit.
Një tjetër veti kuruese e limonit është dhe se ai lufton osteoporozën.