Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vetitë kuruese të shalqirit - Bujqesia.eu

Vetitë kuruese të shalqirit

0

shalqiri

Shalqiri është një ndër pemët më të shëndetshme që ne mund të konsumojmë. Ai ka një sërë përfitimesh shëndetsore, prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë stinë ne të konsumojmë sa më shumë shalqi. Disa nga vetitë e shëndetshme të shalqirit janë:

Përmban më shumë likopenë sesa domatja e freskët

Likopeni, i cili gjendet edhe në domate, është një super antioksidantë, i cili parandalon radikalet e lira të dëmtojnë qelizat dhe imunitetin tuaj, si dhe ndikon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe të kockave. Për të ruajtur sa më shumë likopenë në këtë superushqim, ruajeni atë në temperaturë dhome para se ta preni.

Lëngu i shalqirit redukton dhimbjet në muskuj

Lëngu i shalqirit përmban në nivele të larta të argininës, e cila është e lidhur me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve dhe madje mund të reduktojë dhimbjet e muskujve.

Përmban vitamina

Mesatarisht çdo fetë e shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C, e cila ka një ndikim të theksuar në rritjen e sistemit imunitar. Shalqiri përmban edhe vitaminë A, e cila ndër të tjera ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe të flokëve.