Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vihet gurthemeli i fermës së gjelbër me zero mbeturina - Bujqesia.eu

Vihet gurthemeli i fermës së gjelbër me zero mbeturina

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të fermës së gjelbër me zero mbeturina dhe zero emisione, në Prizren.

Njëri ndër pronarët e këtij projekti, Besim Dobruna, tha se ndërtimi i fermës së gjelbër me zero mbeturina dhe zero emisione duke shfrytezuar biombeturinat dhe energjinë e gjelbër ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjen mjedisore.

Ministri Agani tha se MMPH përkrah projekte të tilla pasi që vlerësojnë se realizimi i projekteve të tilla mundësojnë zbatimin e një modeli të “ekonomisë qarkore“ në fermat bujqësore me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kursimit të energjisë dhe për të rritur përfitimin dhe konkurrencën.

Po ashtu u tha se aplikimi i modelit të ekonomisë qarkore dhe programeve me zero mbeturinave do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm të fermave në Kosovë.

Sipas drejtuesve të këtij projekti objektivat kryesore të fermës të cilën po e quajnë “Fshati i Gjelbër” janë menaxhimi i mbeturinave të biodegradueshme për të kufizuar pasojat negative ekologjike të fermave bujqësore, si dhe aplikimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë për të zvogëluar shpenzimet në aktivitetet ekonomike.

Projekti është i bazuar në sinergji të zbatimit tri grupe aktiviteteve:
– Masat për mbrojtjen e mjedisit;
– Praktikat të mira bujqësore dhe zbatimin e direktivës nitrateve dhe
– Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë, duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë.

Projekti kushton rreth 2 mln euro, ndërsa pronarët kërkuan ndihmën edhe të institucioneve përkatëse për realizimin në tërësi të këtij projekti.