Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Viti më i rëndë për vreshtarët e Rahovecit - Bujqesia.eu

Viti më i rëndë për vreshtarët e Rahovecit

0

ragovesssii  rrush

Vreshtarët dhe verarët e Rahovecit, vitin 2014 do të përjetojnë shumë rëndë, ngase mbi 2600 Ha vreshta në komunën e Rahovecit, në sektorin privat, janë dëmtuar nga kushtet jo të volitshme klimatike, gjegjësisht të shirave të pareshtura, që kanë ndikuar në kalbjen e rrushit dhe humbjen drastike në kualitet dhe kuantitet.
Eksperti i vreshtarisë pranë Drejtorisë për BPZHR në Rahovec, Nysret Shala, thotë në mënyrë transparente se kualiteti i rrushit në krahasim me vitin e kaluar ka ra për 70 përqind, ndërkaq kuantiteti për 80 për qind.
I pyetur se a ka shpëtuar ndonjë varietet i rrushit nga gjithë ato shirat, Shala thotë : “Po, varieteti “Cabernet” ka shpëtuar, i cili varietet është më i qëndrueshëm ndaj kushteve klimatike, por theksoj se ky vit kaq jo i volitshëm për vreshtarët e Rahovecit nuk mbahet mend.”
Shumë vreshtarët të pyetur për gjendjen e vreshtave, thonë se ajo është katastrofale, ngase as shpenzimet e bëra për mirëmbajtjen e vreshtave, punët e krasitjes, spërkatjes e tjera as për së afërmi nuk do të shpaguhet, ndërkaq thonë se ka vreshtarët që asnjë kokërr rrush nuk kanë të dërgojnë në bodrume.
Vreshtari Faruk Hasku, i cili posedon mbi 2 Ha me vreshta, thotë se rrush nuk mjafton as për të hëngër në shtëpi dhe vazhdon : ” Viteve të mëparshme nga varieteti “muskat” mblidhesha mbi 1700 arka rrush, ndërkaq sivjet nuk vjeli as 350 arka, dhe ja ku është diferenca, e rrushi dhe vreshti janë kulturë që po punohen tërë vitin.”
Hallin e vreshtarëve kanë edhe verarët të cilit përpunojnë rrushin, kurse njëri prej tyre, Visar Hajrullaga, pronar i bodrumit privat “Rahvera”, thotë se në krahasim edhe prodhimtaria e tyre drastikisht do të bie për 80 për qind, ngase për prodhimin cilësor të verës dhe rakisë do të nevojitet edhe rrushi cilësor, dhe siç thotë, nuk do mundem të pranoj rrush jo kualitativ./Rahovecpress/