Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 VJELJA DHE RUAJTJA E BIMEVE MJEKESORE -PJESA E PARE - Bujqesia.eu

VJELJA DHE RUAJTJA E BIMEVE MJEKESORE -PJESA E PARE

0

bimet
Vjelja e bimëve mjekësore (shirja, kositja, nxjerrja) kryhet në kohën e pjekjës teknologjike kur në pjesë të bimëve ka më së shumti materie aktive dhe kur ato janë në raportin më të përshtatshëm ndërmjet tyre.
Ekzistojnë disa rregulla sipas të cilave vjelja kryhet:
• Lulja vjelët në kohën e lulëzimit të plotë
• Gjethet vjelën në fazën para lulëzimit
• Herba (pjesa mbitokësore) e bimës kositet në fillim të lulëzimit
• Frytet vjelën në fazën para pjekurisë së plotë
• Rrënja nxjerrët në fund të vegjetacionit (në vjeshtë) ose në pranverë para fillimit të vegjetacionit.
Vjelja mund të jetë me dorë dhe me makina. Vjelja me dorë është karakteristike për sipërfaqe të vogla dhe kushte specifike kurse vjelja e mekanizuar aplikohet në sipërfaqe më të mëdha. Materiali i freskët i vjelët bimor ka një afat kohor të kufizuar të qëndrueshmërisë dhe për këtë është e nevojshme ti nënshtrohet konservimit. Konservimi mund të kruhet në disa mënyra mirëpo që tharja është forma më e shpeshtë dhe më e thjeshtë e konservimit.
Me tharje eliminohet lagështia e tepërt në pjesët të bimëve, tharja e materialit bimor të freskët paraqet procesin themelor për ruajtjen e kualitetit të dëshirueshëm të bimëve mjekësore si preventivë e zhvillimit dhe rritjes së mikroorganizmave në materialin bimor të deponuar. Me tharje vjen deri te pakësimi i masës së bimëve të thara në raport me lëndën e freskët të masës bimore.
Raporti i masës bimore të freskët kundrejt materialit të tharë kuptohet nuk është i njëjtë në lloje të ndryshme të bimëve dhe pjesët e tyre.
Qelizat bimore përmbajnë 60-95% ujë të lirë dhe prania e ujit në një përqindje kaq të lartë shpesh është shkaku kryesor i prishjes së materialit të freskët bimor. Me procesin e tharjes nga lënda e masës bimore të njomë përfitohet pjesët e tharë bimore.
Pjesë e tharë bimore do të thotë lulja e tharë, gjethi i tharë, pjesa mbitokësore e tharë (herba), rrënja e tharë ose pa marrë parasysh se cila pjesë e bimës.
Sasia e ujit në pjesën e tharë bimore sillet diku 10%. Te disa pjesë të thara bimore kërkohet edhe një përmbajtje më e ulët e ujit, rreth 5-6%. Lagështia të cilën e përmbajnë pjesët e thara bimore, gjegjësisht lagështia e mbetur nga materiali lëndor pas tharjes, emërtohet lagështia primare. Për shkak të deponimit jo të rregullt, ndodh që pjesa e tharë bimore shumë shpejtë të marr lagështi atmosferike e cila pastaj mund të sjell deri të prishja dhe shkatërrimi i saj.
Kjo lagështi quhët sekondare dhe ndikimi i saj pengohet me paketimin e drejtë të pjesëve të thara brimore.
Teknologjia e tharjës është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse duke ju falënderuar kësaj, përveç tjerave sigurohet një pamje e mirë dhe kualitet në pjesët e thara bimore e që nga aspekti komercial është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me tharjen jo të rregullt përfitohet pjesë e tharë bimore e kualitetit të ulët nga aspekti i sasisë së substancave aktive në materialin bimor dhe sa i përket karakteristikave organoleptike (pamja).
Temperatura e tharjes varet nga një numër i madh i faktorëve ku ndër më të rëndësishmit janë pjesa bimore e cila thahet dhe lloji i materieve aktive të cilat i përmbanë.
Organet bimore të buta (lulja) e cila përmban përbërës që lehtë avullohen thahen në temperaturë nga 35 – 40°C kurse për tharjen e pjesëve të bimëve më të ashpra temperaturat (rrënjët) e domosdoshme janë nga 50-60°C. Bimët e pasura me alkaloidë, tanin etj mund të thahen në temperaturë nga 60 – 70°C dhe nuk do të vjen deri te humbja e materieve aktive. Llojet bimore të cilat përmbajnë një sasi më të madhe të vitaminave, veçanërisht karotideve thahen në temperaturë deri në 80°C. Tharja mund të jetë: natyrore ose artificial.
Tharja natyrore është proces i tharjes të materialit bimor pa aplikimin e burimeve artificiale të energjisë dhe kryhet në kushte natyrore. Nënkupton tharjen në një shtresë të hollë, jo të ngjeshur në një bazë gjegjëse (trina, dërrasa) në hije dhe vende me përmajë (rrymim ajri). Hapësirat më të përshtatshme për këtë mënyrë të tharjes janë: garazhet, tavanet, hajatet, hangarët dhe diçka e ngjashme. Është shumë e rëndësishme që në hapësirat që janë të parashikuara për tharje të sigurohet një rrymim i pandërprerë i ajrit çka rrit kualitetin e tharjes. Kjo mënyrë e tharjes aplikohet për lule, gjethe dhe herba.
Pjesët e cekura bimore nuk imtësohen para tharjes por thahen si tërësi. Gjatë procesit të tharjes duhet ti menjanoni rrotullimet e shpeshta dhe përzierjet e materialit i cili thahet me qëllim që mos të vije deri të thyerjet dhe imtësimet. Nëse materiali bimor është vendosë në tharëse në një shtresë të trashë atëherë shpesh vjen deri te fermentimi dhe jo tek tharja pra vije deri tek prishja e pjesëve të thara bimore. Gjatësia e zgjatjes së tharjes varet nga kushtet atmosferike sepse materiali i freskët bimor më së miri thahet në motin me diell, me rrymime ajrore të thata, se sa kur bien shi ose ka mjegulla. Varet edhe nga sezona vjetore, verës thahen më shpejtë kurse në vjeshtë dhe pranverë më ngadalë.
Tharja natyrore mund të kryhet edhe ashtu që materiali bimor i nënshtrohet rrezeve direkt të diellit. Kjo mënyrë e tillë e tharjes është karakteristike për tharjen e lëvoreve, rrënjëve dhe farërave. Lëvoret dhe rrënjët para se ti ekspozohen diellit prehen në copa të imëta kështu që më shpejt thahen. Fletët dhe lulet thahen për 3-5 rrallë deri 8 ditë kurse rrënjët thahen edhe deri15 ditë.
Sasitë vogla të bimëve mjekësore thahen asisoj që lidhen në vargje të cilat pastaj lidhen dhe vendosen nën strehë, në garazhe ose hajate. Kjo mënyrë natyrore e tharjes jep pjesë të tharë bimore një kualitet të mirë dhe është një nga mënyrat e para të tharjes së bimëve mjekësore, dikur e vetmja mundësi e tharjes.
Mungesa e kësaj mënyre të tharjes: kërkon hapësirë të mjaftueshme kurse kualiteti i tharjes dhe koha e nevojshme që materiali bimor të thahet mjaft varet nga kushtet kohore (vranësirat, shiu, dielli, era).