Vjelja e mjaltit

0

mjalti

Duhet gjithmone te kemi parasyshe se egziston nje rregull e cila thote se mjalti duhet vjelur vetem atehere kurr eshte i maturuar (pjekur), d.m.th. kur hojet me mjalte ne mjaltore jane mbi 3/4 te siperfaqes se tyre te vulosura me vula dylli.

Kjo si zakonisht ndodh disa dite pas kullotes, por neqoftese kullota eshte mjaft e bujshme dhe e begatshme me nektar, vulosja e mjalit mund te ndosh edhe gjate kullotes. Megjithatë ka edhe përjashtime, p.sh. mjaltin i mënjës, por dhe disa mjaltra tjerë nektarik, ndodh që bletët të mos i vulosin edhe pse arrinë maturimin e duhur.

Gjithashtu duhet te kemi parasyshe se kur realizojme vjeljen e mjaltit duhet te leme ne zgjua minimum 8-10kg mjalte. Nese sasia e mjaltit ne zgjua bie nen kete vlere, atehere kjo automatikisht ndikon negativisht ne shoqerite e bleteve; matka plotesisht nderpret pjellen, bletet detyrohen nje pjese te larvave dhe vezeve t’i hanë dhe mbysin me nje fjale pengohet zhvillimi normal i familjeve te bleteve.

Vjelja e mjaltit duhet te kryhet ne kohe te mire edhe atë kah ora 17-18. Nuk preferohet nxjerrja e mjaltit në orët e mengjesit ose gjatë ditës, sepse kjo i shqetëson bletët punëtore, të cilat pastaj e zvogëlojnë rendimentin për atë ditë.

Duhet pasur kujdes të veçante gjate marrjes se mjaltit nga zgjuat, sepse mund te stimulohen grabitjet ne bletore, veçanerisht kur vjelja kryhet atehere kur ne natyre nuk ka kullote. Vjelja ne kohen e kullotes se mire eshte me e lehte, për arsyese bletet jane te angazhuara në grumbullimin e nektarit nga kullota.

Nëqoftëse kornizat me mjaltë i nxjerrim një nga një, atëherë duhet afër vetes të kemi edhe një magazinë ose mjaltore rezervë ku do t’i vendosim ato. Nëse në bletore kemi një numër më të madh të zgjuave, vjelja e mjaltit kornizë pas kornize është e vështirë dhe merr shumë kohë.

Bletarët sot përdorin pajisje speciale – (diafragma) bletëpenguese me anë të të cilave lehtësohet mjaft procedura e vjeljes së mjaltit nga zgjuat e bletëve. Bletëpenguesja vendoset në mes mjaltoreve (syprinave, korpuseve për mjaltë) dhe kateve për pjelle (pjelltore, fole, korpuse për gjeneratë), ashtuqë ajo u lejon bletëve të kthehen në pjelltore, por u pengon atyre të ngjiten në mjaltore.

Këto diaftagma vendosen 24 orë përpara se të vjelim mjaltin. Pas kësaj kohe gati të gjitha bletët janë tërhequr nga mjaltoret dhe vjelja bëhet me marrjen komplet të mjaltoreve me mjaltë nga zgjuat e bletëve.