Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pse janë më të mira për organizëm buka e zezë dhe buka integrale? - Bujqesia.eu

Pse janë më të mira për organizëm buka e zezë dhe buka integrale?

0

assortment of baked bread

Buka integrale dhe e bërë me brumë të ardhur është më pak kalorike, nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun duke dhënë ndjesinë e ngopjes

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur është më e mira për njerëzit që kujdesen për linjat: duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes.

Kur buka integrale përmban fibra dhe sakaromicete (kërpudhat mikroskopike përgjegjëse për ardhjen e brumit), rregullon peristaltikën e zorrëve, duke garantuar kështu mirëqenien e organizmit. Përveç kësaj, majaja natyrore (sakaromicetet) duke tretur niseshten, ia lehtëson stomakut procesin e përpunimit të ushqimeve.

Maja natyrore ka më pak kalori

Buka me brumë të ardhur njihet përnjëherë: tretet më lehtë nga stomaku, reziston për shumë ditë dhe pesha e saj është afërsisht një kilogram.

Brumi i një cope të tillë buke ka në brendësi sakaromicete që duke u vendosur në mes, e bëjnë bukën të rezistojë për shumë ditë.

Buka e zezë preferohet më shumë

Shmangni bukën e bardhë të bërë me miell gruri dhe maja birre, që është shkaku kryesor i fermentimit të zorrëve dhe konsumoni të gjitha llojet e bukës së zezë (përmbajnë thekër, grurë të fortë etj.).

Më mirë akoma do të ishte nëse buka e zezë përmban fara lini, luledielli etj., këto lloj kanë vlera ushqyese, të pastrojnë, kanë më pak yndyrë dhe nuk të shëndoshin.

Buka e zezë përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe magnez, elementët e nevojshëm në metabolizmin e sheqerit.

Këto karakteristika e bëjnë bukën e zezë mjaft të shëndetshme, sidomos për personat që vuajnë nga diabeti.

Cilësitë e drithërave “të gjalla”

Zakonisht kur blini bukë duhet të pyesni se me ç’miell është bërë dhe në çdo rast jepini përparësi bukës së përgatitur me miell integral, sepse ka vlera ushqyese që i nevojiten organizmit dhe metabolizmit tuaj.

Në të gjitha drithërat integrale gjenden oligoelementet, që ndihmojnë në ruajtjen e linjave dhe shëndetit. Më të rëndësishmet janë:

– zinku, forcon flokët, thonjtë, dhe përmirëson punën e mëlçisë;

– bakri, mbron sistemin imunitar;

– kaliumi, tonifikon sistemin muskulor;

– magnezi, favorizon sintezën e antitrupave, parandalon alergjitë dhe intolerancat.

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur ka shije më të fortë sesa buka e bardhë dhe mjafton një copë e vogël për t’u ngopur. Kjo është edhe arsyeja që rekomandohet në dietat hipokalorike. Duke e shoqëruar me një pjatë me perime të mbush stomakun, ka pak yndyrë dhe shumë pak kalori.

Veç të tjerash, buka integrale është e pasur me vitamina (B1), proteina, kripëra minerale dhe enzima aktive; vitamina B1 (tiamina) bën të mundur shndërrimin e sheqernave dhe yndyrave në energji, duke shmangur që ato të kthehen në depozita dhjamore. Gjithashtu vitamina B1 i reziston të ftohtit: mund të blini një franxhollë, ta ndani në copa të vogla, futeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni gjatë javës. Buka do të rezistojë më gjatë!