Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vreshtarët kërkojnë grantet e premtuara - Bujqesia.eu

Vreshtarët kërkojnë grantet e premtuara

0

vreshta31 vreshtarë të Komunës së Rahovecit kanë kërkuara nga Ministria e Bujqësisë grantet e premtuara, të cilat është dashur t`i merrnin në fund të 2013-s.

Isret Haxhiimeri, një nga vreshtarët i cili ka aplikuar për grante, ka thënë se ai dhe vreshtarët e tjerë me kohë të kenë aplikuar me të gjitha dokumentet e nevojshme, porse nuk kanë marrë përgjigje.
Por, sipas zyrtarit për vreshtari në Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Rahovecit, Nysret Shala,vonesat e ndarjes në grante për vreshtarët e Rahovecit lidhen me procedurat financiare në Ministrinë e Bujqësisë, pasi sipas kontratave që kanë bërë vreshtarët, pagesa është dashur të bëhet deri në fund të vitit të kaluar.