Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vreshtarët pa subvencione. - Bujqesia.eu

Vreshtarët pa subvencione.

0

vreshtarety

Kriza politike dhe pamundësia për rishikim të buxhetit ka bërë që vreshtarët të mos i marrin pjesën e mbetur të parave që u takojnë nga subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë, përderisa këto vonesa kanë shkaktuar probleme të mëdha për ta thotë Hasan Vuçitërna për Infodirekt.
Pothuajse kaluan afër shtatë muaj në të cilën është bërë ekzekutimi i këstit të parë të pagesave për vreshtarët, dhe deri më tani bujqit nuk kanë marrë pjesën e mbetur të subvencioneve, të premtuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.
Pagesat e këstit të parë janë kryer në muajin maj të këtij viti. Ndërkaq sipas zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë kësti i dytë, është dashur të bëhet gjatë tre mujorit të ardhshëm.
Deri më tani është bërë ekzekutimi i këstit të parë të pagesave, direkte në vlerë prej 942,285 euro për subvencionimin e 1,884.57 hektarëve me vreshta, ku përfitues janë 2328 vreshtarë të rajoneve të ndryshme të vendit. Vlera totale e pagesave direkte për vreshtarë në vitin 2014 arrin në rreth 1.3 milion euro.
Ndryshe ky vit ishte një vit jo i mirë për bujqit tanë. Vërshime në kultura të ndryshme dhe sipërfaqet më të mëdha me vreshta janë dëmtuar nga sëmundjet e ndryshme, e kjo ka ndikuar që rendimenti të jetë shumë i vogël në krahasim me vitet tjera. Andaj bujqit kanë nevojë që sa më shpejt tu shpërndahet pjesa e mbetur e subvencioneve.
Në Kosovë vlerësohet se janë 4965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3217.45 hektarë, ku varietetet për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe./RahovecPress/