Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vreshtaria e Kosovës në pulla postare - Bujqesia.eu

Vreshtaria e Kosovës në pulla postare

0

foto-2

Posta e Kosovës ka promovuar të hënën emisionin prej tri pullave postare kushtuar Vreshtarisë së Kosovës. Promovimi është mbajtur në Shtëpinë e Verës në Rahovec – qendrën e rajonit vreshtar në vendin tonë.

“Ne jemi të lumtur që përmes kësaj serie të pullave postare po e promovojmë vreshtarinë dhe verën e Republikës së Kosovës sepse këto pulla postare, me imazhin e vreshtave të Rahovecit dhe Kosovës, me imazhin e rrushit dhe verës, do të udhëtojnë kudo nëpër botë”, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.

Ai theksoi se Posta e Kosovës ndihet e nderuar sepse nga sot, vreshtarët dhe verëtarët e Rahovecit dhe të Kosovës e kanë edhe pullën e tyre postare. “Ju e meritoni këtë dhuratë nga Posta e Kosovës ”, ka thënë Hoxha.
Vreshtaria e Kosoves_Pp€ 0 80
Në promovim kanë folur edhe Vezir Januzi, Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit si dhe Kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, Afrim Sharku.

Ata kanë falënderuar Postën e Kosovës për afirmimin e vreshtarisë përmes pullave postare, ndërkaq kryetari i vreshtarëve i ka ndarë një mirënjohje kryeshefit Hoxha.

Në shenjë respekti, kryeshefi ekzekutiv i Postës u ka dhuruar pullën postare të punuar në pllakë bronzi kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe kryetarit të Shoqatës së Vreshtarëve.