Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vrugu i kërcellit, sëmundja më e rrezikshme - Bujqesia.eu

Vrugu i kërcellit, sëmundja më e rrezikshme

0

spec

Vrugu i kërcellit përfaqëson sëmundjen më të rrezikshme të specit. Sëmundja prek zakonisht aparatin rrënjor, zonën e qafës dhe bazën e kërcellit, por në kushte të veçanta klimatike edhe të gjitha organet ajrore të bimëve.

vrugu-i-kercellit-kercell-300x225

Pamje e jashtme e kercejve te prekur nga vrugu i kercellit

Në nivelin e rrënjëve dhe të qafës indet e prekura bëhen subjekt i proceseve të kalbëzimit, ndërsa në kërcell vërehen njolla të zhytura, të cilat shumë shpejt marrin një ngjyrë të errët në të zezë. Zonat e prekura pësojnë ndryshime të thella dhe dehidratime, të cilat reflektohen negativisht mbi pjesën ajrore, e cila shumë shpejt  thahet.

peppers_phytophthora2_zoom-300x217

Pamja e eneve percuese te bllokuara nga vrugu i kercellit

Shkaktari i sëmundjes është një kërpudhë e oomycete,  Phytophthora  capsici, i cili është në gjendje të prekë përveç specit edhe bimë të tjera solanore apo kungullore. Veprimtaria  e këtij mikrorganizmi favorizohet nga  ngrohtësia e tokës, qëndrimi i gjatë i ujërave në tokë dhe temperaturat e larta të ajrit (rreth 28°C).

Dimërimi i kërpudhës kryhet me anë të oosporeve të pranishëm në tokë dhe që e kanë origjinën nga bashkimi i oogonit me anteridin. Kur kushtet klimatike janë të favorshme oosporet mbijnë duke dhënë infeksionet e para, të cilat përhapen në bimë të tjera me shpejtësi me anë të sporangjeve. Këto organe shumëzimit prodhohen mbi inde e bimëve të prekura dhe transportohen lehtësisht nga uji.

Mbirja e sporangjeve realizohet drejtpërsëdrejti me micel në temperatura të larta ose me anë të zoosporeve në vlera termike më të ulta (rreth 20°C). Përhapja e sëmundjes mund të ndodhë edhe me anë të farës së infektuar.

Rendësi të dorës së pare kanë masat agroteknike si përdorimi i farës së pastër, qarkullimi i gjatë bujqësor, shfrytëzimi për ujitje i burimeve të pa infektuara, dezinfektimi i mjediseve të prodhimit të fidanëve, termikisht, ose me fumigantë, trajtimi i bimëve me fungicide (propamokarb ose derivate të acilalaninës), të cilat mund të shpërndahen me anë të ujit të ujitjes, ose të jepen të lokalizuara në rrënjët e bimës.

Preparate me bazë bakri, metalaxyl, etj., mund të përdoren edhe për trajtimin e aparatit mbitokësor të bimëve për të parandaluar infeksionet në gjethe.