Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Vrugu i kungulloreve - Bujqesia.eu

Vrugu i kungulloreve

0

vrungu

Në fillim shfaqen njolla të vogla me pamje vajore në faqen e sipërme të gjethes, me ngjyrë kloratike e formë këndore tek trangulli.

Njollat fillimisht duken ne gjethet e vjetra e me pas ne te tjerat. Brenda pak ditësh indet e prekura zverdhen e pastaj thahen, duke marrë një njyrë kafe. Ne faqen e poshteme te gjethes, ne zonen e njolles, indi merr ngjyre gri ne vjollcë dhe mbulohet nga miceli dhe sporifikimi konidial i kërpudhës. Gjethet thahen shpejt dhe tek pjepri ato shkermoqen lehtë. Infeksioni nga vrugu indirektprovokon dështimin e luleve, frenimin e rritjes së bimës dhe dëmton rritjen normale të frutave.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Sëmundja zhvillohet në sera në mënyrë të vrullshme, pasi në kushte sere plotësohen kërkesat e saj për lagështi të lartë ajrore dhe temperaturë optimale nga 16-220C. Në këto kushte, në përfundim të periudhës së inkubacionit që zgjat 4-5 ditë, formohen sporangjet që transportohen nga era edhe në distanca të largëta, prodhojnë zoospore të cilat mbijnë në pikën e ujit dhe krijojnë një vatër të re infeksioni. Kërpudha mbijeton me anën e oosporeve që formohen në mbeturinat bimore të kungulloreve të infektuara.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Asgjesimi i mbeturinave bimore të infektuara në përfundim të vegjetacionit, ajrimi i mirë i serës dhe ndalimi i ujitjes në formë shiu, mënjanimi mbjelljeve të dendura, përdorimi i varjeteteve rezistente

Kimike: Ne luften kimike avantazh kane fungicidet sistemike. Mund te perdoren: Azoxystrobin, Fosetil alumini, Clorthalonil, Cymoxanil, Metalaxil, Hidroksid bakri + Dimetomrph, Propineb.