Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Wi-Fi mund të vrasë bimët tuaja - Bujqesia.eu

Wi-Fi mund të vrasë bimët tuaja

0

wifiNdoshta tingëllon jo e vertetë dhe një lajm sa për të nxitur kuriozitet , por përpjekjet e komunitetit shkencor ditëve fundit na ofrojnë lajme interesante ku një sërë faktorësh janë evident për zhivllimin e botës bimore dhe specieve të tjera të gjalla.

Një eksperiment nga një pjesë e vogël enxënësve të shkollave të mesme në Danimarkë ka ngjallur një interes serioz ndërkombëtar në komunitetin shkencor.

Pesë vajzat të klasës së nëntë të shkollës së HJALLERUP në jutlandin verior në danimarkl, kanë vënë re se ato kishin probleme për tu përqëndruar pas kishin fjetur me telefonat e tyre afër tyre. Ato u përpoqën të kuptojnë se pse ndodh kjo. Shkolla duket se nuk kanë pajisje për të testuar valët e trurit të njeriut, kështu që vajzat vendosën për të bërë një eksperiment shumë rudimentarë.

Ata vendosen gjashtë tabaka me farëra bari pranë ruterve Wi-Fi që emetojnë afërsisht të njëjtën rrezatim të valëve si një telefon celular. Pastaj ata vendosen gjashtë tabaka me fara në një dhomë të veçantë pa rutera wi-fi. Vajzat i kontrolluan të dy ambientet për temperaturën e dhomës, rrezet e diellit dhe ujit.

Pas 12 ditësh,ato gjetën se farat e barit të kopshtit në dhomën pa ruterë kishin shpërthyer në gjelbërim dhe ishin mbuluar me shkurre, ndërsa farat pranë ruterëve Wi-Fi ishin ngjyrë kafe, të rrëgjuara, dhe madje edhe me mutacion.