Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Zgjatet afati i për Regjistrimin e bujqësisë - Bujqesia.eu

Zgjatet afati i për Regjistrimin e bujqësisë

0

regjistrimi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur analizimin e procesit për regjistrimin e bujqësisë, përmes së cilës do të vlerësohet nëse gjatë mbledhjes së të dhënave ka pasur persona që nuk kanë qenë të pranishëm në shtëpitë e tyre, raporton KTV.

Zyrtarë të kësaj agjencie kanë bërë të ditur se ky projekt do të zgjasë deri më 15 të këtij muaji dhe synohet që me këtë të maten gabimet në anketë dhe në saktësinë e të dhënave. Servete Muriqi Koordinatore e anketës pasregjistruese ka bërë të ditur se me këtë projekt janë ndarë zonat rurale nga ato urbane për t’u kryer anketa.

Megjithatë, në rast se del që numri i atyre personave që s’janë anketuar për shkaqe të ndryshme, nuk do të ndodhë edhe një anketim i ri.

Deri tash numri i personave që janë ankuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës në lidhje me mos dhënien e të gjitha informatave në regjistrim janë vetëm 3. Këta të fundit kanë parashtruar ankesë në lidhje me mungesën e disa të dhënave nga regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare, ndërsa rreth regjistrimit të bujqësisë nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në bazë të Ligjit për regjistrimin e bujqësisë janë paraparë edhe disa dënime si për personat e angazhuar në regjistrim, ashtu edhe personat e anketuar apo subjektet juridike.

Vlera e këtyre dënimeve sillet nga 250 euro deri në 5000 euro./Koha.net/