Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Zhvillimet e fundit ne Blegtori bashkekohore : Rritja e lopëve duhet bazuar në ferma të vogla - Bujqesia.eu

Zhvillimet e fundit ne Blegtori bashkekohore : Rritja e lopëve duhet bazuar në ferma të vogla

0

lopaGjithnjë e më shumë toka shfrytëzohet për prodhimin e ushqimit për industrinë e mishit – në vend se për ushqim të njeriut.

Në lidhje me këtë, artikujt bimorë gjithnjë e më shumë janë më të shtrenjta. Edhe ushqimi nga bimët është më i shtrenjtë sepse këtë e blen industria e mishit dhe gjithnjë ka më pak tokë të punuar për rritjen e këtyre bimëve.
Si rezultat i kësaj është se në treg po dominojnë më pak prodhuesit e mëdhenj të kafshëve, të ushqimit dhe të barnave për kafshë. Dispozitat ligjore për mbrojtjen e konsumatorit, të kafshëve dhe të mjedisit jetësor për ta janë pengesa për shpenzime sa më të ulëta të prodhimit- është përfundim i Shoqatës për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyror.
Në Evropë dhe në SHBA konsumi i mishit “po ngjitet ngadalë ose po stagnon” , shpjegojnë autorët. Kështu, industria e mishit në SHBA në vitin 2013 llogarit në “rënie prej 4 deri në 6 % në krahasim me vitin e kaluar”. Kurse në Gjermani, vetëm në vitin 2012 “konsumi vjetor i mishit për kokë banori ka rënë madje për dy kilogramë”. Në këtë “kanë ndikuar edhe shumë skandale në lidhje me mishin e kalbur dhe mishin e kalit” – shkruajnë autorët dhe shtojnë se në trend tani është ushqimi i shëndosh, me pak mish.
Deri në vitin 2022 konsumi i mishit në Unionin Evropian do të bie për së paku 5% – por edhe kështu çdo qytetar i UE në vit mesatarisht do të hajë 64 kilogramë mish lope, derri dhe të shpezëve.
Zhvillimet deri tani kanë shkuar në drejtim të thertoreve sa më të mëdha që sipas rregullit janë me kushte katastrofale të punës dhe të pagimit. Thertoret gati gjithherë janë larg nga vendet e banuara në mënyrë që “brutaliteti i therrjes të mbetet sekret nga konsumatorët”.Industria e prodhimit të mishit, do të thotë rritja masive e kafshëve, në shumë mënyra ndikon negativisht në klimë. Kullosat nga atmosfera marrin CO2 dhe lidhë sasi të mëdha të karbonit. Nëse livadhi lëvrohet për të krijuar fusha të reja për rritjen e ushqimit të shtazëve, sasi të mëdha të CO2mbesin në atmosferë. Për kultivimin e misrit dhe të sojës për ushqim të kafshëve shfrytëzohet sasi e madhe e plehut artificial, i cili e ndot ambientin. Përveç kësaj, me tretje prodhojnë metanin, i cili po ashtu e ndot ambientin – sa më shumë shtazë aq më shumë ndotje.
Për këtë arsye autorët e “Atlasit të mishit” kërkojnë mbështetje globale të fermave të vogla tradicionale, sepse këto ferma japin kontribut “ mbrojtjes së mjedisit jetësore dhe ruajtjes së llojllojshmërisë biologjike”. BE është e pozicionuar në këtë aspekt ekologjik, por ende është shumë e ngadalshme në zbatimin e ideve në praktikë.
Andaj ekspertët e fushës rekomandojnë që politika bujqësore e BE duhet të obligojë bujqit që vetë të prodhojnë më së paku gjysmën e ushqimit për kafshë dhe kafshët t’i mbajnë në kushte të përcaktuara sipas rregullave. Duhet të hiqen subvencionet për rritje masive të kafshëve. Në vend të kësaj, duhet stimuluar fermat, kafshët e të cilave kullosin në natyrë në pjesën më të madhe të vitit.
Mirëpo autorët nuk kanë harruar të përmendin edhe anët e vështira të kultivimit ekologjik të kafshëve – dhe kjo është çmimi gati i dyfishtë i mishit nga mishi që prodhohet në mënyrë konvencionale me prodhimin masiv të mishit.
Sidoqoftë , për shkak të mbrojtjes të ambientit , ligjeve gjithnjë e më të fuqishmë në Bashkimin Evropean për mbrojtjen dhe për të drejtat e kafshëve , për arsye të rënies së konsumimit të mishit të kafshëve në shtetet perëndimore etj. duket se e ardhmja e blegtorisë do të shkojë drejt Fermave të Vogla me kushte Ekologjkike të Punës.